Policia tregon se nga ka mundur të hyjë Gruevski ilegalisht në Shqipëri

16/11/2018 - 18:38

Ish-kryeministri maqedonas Nikolla Gruevski, i cili me qëllim që të shmangë vuajtjen e dënimit me burg ka kërkuar azil në Hungari, “në Shqipëri pa dyshim që ka hyrë ilegalisht”, thotë Policia e Shtetit.

Siç deklaroi zëdhënësit i policisë shqiptare Gentian Mullai për AFP-në, Gruevski në Shqipëri padyshim që kishte hyrë ilegalisht, më këmbë, që rezulton nga fakti se hyrja e tij nuk është regjistruar në asnjë vendkalim kufitar ndërmjet Maqedonisë dhe Shqipërisë.

Mullai ka thënë se “që të mos tërheqë vëmendjen, Gruevski kufirin ndërmjet dy vendeve e ka kaluar ilegalisht më këmbë, ndërsa nuk dihet nëse këtë e ka bërë në Prespë në Shqipërinë Juglindore apo në Dibër në Shqipëri Verilindore“.

Policija shqiptare dje zyrtarisht konfirmoi se Gruevski për Hungari ishte arratisur përmes territorit të Shqipërisë.

Sektori për kufi dhe emigrim pranë policisë shqiptare në kumtesën e sotme thekson se Gruevski Shqipërinë e  kishte lëshuar nëpërmjet pikës kufitare Hani i Hotit-Muriqan, në kufirin Shqipëri-Mali i Zi. Ai, sipas komunikatës, e kishte lëshuar Shqipërinë në orën 19:11,si udhëtar në një veturë me targa  CD1013A, pronë e ambasadës së Hungarisë në Tiranë.

Ishte theksuar se në të njëjtën ditë kur ish-kryeministri i Maqedonisë ishte në territorin e Shqipërisë, nuk ekzistonte urdhër-arrest nga Maqedonia ose Interpoli.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

“Një grup nxënësish nga shkolla e mesme “Gjergj Kastrioti” në Durrës vizituan Ambasadën nëpërmjet programit Njihu me Amerikën.

Qeveria Gjermane i kërkon Budenstagut gjerman të marrë vendimin për hapjen e bisedimeve për anëtarësimin e Shqipërisë dhe Maqedonisë së V

Kryebashkiaku i Durrësit, Vangjush Dako, nuk ka qenë i vetmi që është marrë në pyetje nga Prokuroria e Krimeve të Rënda për hetimet që po

Deputeti më i ri në Kuvend, Selami Jenishehri rezulton të ketë qenë i dënuar për mashtrim.

Prokuroria e Krimeve të Rënda ka marrë në pyetje kryetarin socialist të bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako, lidhur me hetimet që po zhvi

Cilësia e dobët e ushqimeve dhe moszbatimi i ligjit nga ana e inspektorëve të Autoritetit të Kontrollit Ushqimor kanë nxitur anëtarët e F

Ndërsa politika ‘i nxin’ faqen në arenën ndërkombëtare vendit tonë të vogël, janë qytetarët shqiptarë, ekselentë në shkollë dhe punë, që

Qyteti i Durrësit dhe zonat përreth do të kenë një furnizim më të mirë me ujë të pijshëm në sajë të ndërtimit dhe vënies në funksion të r

Në datën 20 maj në kryeqytet do të zhvillohen punime në kabina nga ora 09:00 deri në 15:00 e për rrjedhojë përgjatë këtyre orëve do të ke

Të rinjtë demokratë sulmuan me domate dhe perime të tjera Drejtorinë e AKU-së në Durrës në shenjë proteste për cilësinë e ushqimeve që po