Një punonjës i Bashkisë së Matit ka mbetur i vrarë, pasi u qëllua me armë zjarri mesditën e kësaj të enjteje.

Lajmi konfirmohet nga policia.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Shëlli, ku disa punonjës kishin shkuar për të hapur një rrugë në njësinë administrative nr.2.

Rrethanat mbeten ende të paqarta ndërsa në vendngjarje kanë mbërrritur forcat e policisë.