Policia vendos 690 gjoba për maskën në 24 orët e fundit (VIDEO)

24/10/2020 - 15:46

Gjatë kontrolleve në ambiente të ndryshme në të gjithë vendin, shërbimet e Policisë kanë konstatuar se shumica e qytetarëve i kishin vendosur maskat mbrojtëse edhe gjatë orëve të mbrëmjes. Po gjatë kontrolleve janë evidentuar dhe ndëshkuar 523 qytetarë që nuk i kishin vendosur maskat mbrojtëse dhe për këtë arsye, secili prej tyre është ndëshkuar me masën administrative me vlerë 3.000 lekë.

Gjithashtu, nga ana e shërbimeve të Policisë Rrugore në të gjithë vendin janë konstatuar dhe ndëshkuar me masë administrative 3.000 lekë, 167 pasagjerë që janë konstatuar pa maska në automjete private (pa lidhje familjare me drejtuesin e mjetit) dhe pasagjerë pa maska mbrojtëse në mjetet e transportit publik.

Po gjatë kontrolleve janë shoqëruar në ambientet e Policisë në të gjithë vendin, 10 shtetas që nuk kanë pranuar t’i tregojnë punonjësve të Policisë dokumentin e identifikimit apo nuk e kanë pasur atë me vete, të cilët pasi kanë paraqitur dokumentin e identifikimit, janë ndëshkuar me masën administrative 3.000 lekë dhe më pas janë lënë të lirë.

Policia e Shtetit falënderon qytetarët që respektojnë këtë masë mbrojtëse dhe apelon që të gjithë të vendosin maskat mbrojtëse, pronarët e lokaleve të respektojë protokollet e sigurisë dhe të mos kundërshtojnë urdhrin e punonjësve të Policisë, pasi Policia e Shtetit është në shërbim të qytetarëve, për të mbrojtur jetën dhe shëndetin e tyre, ndaj dhe është i rëndësishëm zbatimi i kësaj mase mbrojtëse sepse parandalon infektimin me COVID-19.

/portali DurresLajm/

Video: 
Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Petrit Prifti, xhaxhai i 32-vjeçarit Silvi Priftii cili rezulton i zhdukur që nga dita e djeshme kur hyri në det për peshkim, ka dhënë de

“Nata e Bardhë”, e cila tashmë është bërë traditë për kryeqytetasit, nuk mungoi as këtë vit të vështirë për shkak të pandemisë.

Arqipeshkëvia Metropolitane Tiranë – Durrës, njofton se Imzot George Frendo është shëruar nga koronavirusi.

Ministria e Shëndetësisë njofton se gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 2.253 testime, prej të cilave 133 janë testime janë kryer për ars

Një tjetër mjek ka humbur jetën. Është ndarë nga jeta sot në moshën 67- vjeçare mjeku pediatër nga Kavaja, Hidajet Deda.

Vijojnë kontrollet nga Policia e Durrësit për parandalimin e përhapjes së COVID-19.

Policia e Durrësit dhe polumbarët janë vënë kërkim të një 32-vjeçari, i cili ka humbur kontaktet që nga dita e djeshme kur hyri në det pë

Shqipëria përkujton sot 76-vjetorin e çlirimit nga pushtuesit nazifashistë në Luftën e Dytë Botërore.

Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash duke sjellë një mot të vranët dhe me reshje në të gjithë terr

Shqiptarët renditen të dytët në Itali sa i përket numrit të punëtorëve të rregullt e që kontribuojnë në sigurimet shoqërore.