Policia zbardh masat, blindon kryeqytetin për derbin Partizani-Tirana

13/12/2019 - 10:23

Policia e Tiranës ka bërë publike masat që janë marrë për derbin Partizani – Tirana, i cili luhet sot në orën 17:00, që konsistojnë në sigurimin e rendit dhe sigurisë publike në të gjithë territoret jashtë stadiumit dhe në të gjitha rrugëkalimet.

NJOFTIMI I POLICISË

Masa për garantimin e rendit dhe sigurisë gjatë ndeshjes sportive “Derbi” që do zhvillohet në stadiumin “Air Albania”. Në zbatim të ligjeve të Policisë së Shtetit, Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë ka hartuar planin e masave për mbarëvajtjen e sigurisë dhe rendit në aktivimin sportiv futbollistik Partizani – Tirana që do të zhvillohet në datën 13.12.2019, ora 17:00, në stadiumin “Air Albania”.

Masat e marra nga Policia e Tiranës konsistojnë në sigurimin e rendit dhe sigurisë publike, në të gjithë territoret jashtë stadiumit dhe në të gjitha rrugëkalimet. Policia kërkon mirëkuptimin e qytetarëve për kufizimin e qarkullimit të mjeteve nga ora 16:00 deri në përfundim të aktivitetit, në segmentet rrugore që do të jenë të bllokuara:

Sheshi “Nënë Tereza”;

Pjesë të segmentit të rrugës “Lek Dukagjini”;

Rruga “Dervish Hima”;

Përreth stadiumit “Air Albania” ;

Do të kufizohen rrugëkalimet gjatë kohës së kalimit të tifozëve të Partizanit dhe Tiranës.

Po kështu kërkon mirëkuptimin e tifozëve të Sport Klub Partizanit dhe Sport Klub Tirana që të zbatojë kërkesat e mëposhtme:

Tifozët e Sport Klub Partizanit do të grumbullohen tek 21 Dhjetori dhe do të kalojnë në itinerarin për tek stadiumi “Air Albania” nga:

21 Dhjetori;

ura “Vasil Shanto”;

kryqëzimi i rrugës “Komuna e Parisit”,

rruga “Sulejman Delvina”;

Libri Univeristar;

Presidenca drejt për tek COIN;

Hyrjet tek tribuna N dhe E të stadiumit dhe anasjelltas;

Tifozët e Klub Sport Tirana do të grumbullohen te Teatri i Kukullave dhe do të kalojnë në itinerarin për tek stadiumi “Air Albania” nga;

Ministria e Brendshme, Pedonalja;

rruga “Xhorxh Bush”;

Ura e Elbasanit, rruga e “Elbasanit”;

Ambasada e SHBA-së;

Kthim në rrugën “Dervish Hima;

Kthim në rrugën “Sheh Ahmet Pazari”;

Tribuna “S” dhe kthim anasjelltas;

Policia garanton dhe siguron lëvizjen e tifozëve përgjatë rrugëkalimeve të caktuara dhe nuk do të lejojë grumbullim apo kalim të tifozëve jashtë itinerarit të caktuar.

Policia e Tiranës kërkon mirëkuptimin e tifozerive respektive në zbatimin e detyrimeve të mësipërme, si dhe mirëkuptimin e qytetarëve për të evituar lëvizjen me automjete në segmentet rrugore të lartpërmendura në oraret e caktuara.

Do të ushtrohen kontrolle ndaj tifozëve para hyrjes në stadium për sende të kundërligjshme (si armë apo lëndë piroteknike etj ). Çdo tifoz duhet të jetë i pajisur me dokument identifikimi. Nuk do të lejohen të futen në stadium fëmijët nën moshën 16 vjeç, pa praninë e prindërit apo kujdestarit.

Policia bën me dije se në rastet e prishjes së rendit dhe qetësisë publike do të ndërhyjë në ambientet e brendshme të stadiumit për rivendosjen e rendit dhe shoqërimin e shkelësve të ligjit në ambientet e Policisë për procedim penal apo administrativ.

Ndaj shkelësve do të zbatohen me korrektësi dhe përgjegjësi kërkesat e akteve ligjore në fuqi.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Të dhënat shkencore nga Instituti i Gjeoshkencës tregojnë se tërmeti i datës 26 nëntor 2019 me magnitudë 6.4 ishte ndjerë  IX ballë në Ha

Java do të nisë me mot të vranët dhe reshje shiu, duke mos sjellë asnjë përmirësim nga fundjava.

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Berat, ku dy foshnja binjakë vetëm 5 muaj kanë ndërruar jetë. Në lidhje me këtë ngjarje, ka reaguar

Endrit Dokle është edukuar e ndërgjegjësuar gjatë qëndrimit në qeli nga viti 2005 deri në janar 2020 dhe është i gatshëm të riintegrohet

Dy fëmijë binjakë kanë gjetur vdekjen mëngjesin e sotëm në Berat.

Punimet për ndërtimin e bypass-it të Fierit janë drejt përfundimit në të gjithë gjatësinë e tij.

Më të trishtat ditë të jetës së tyre, i kalojnë duke ju “falur” të bukurit Durrës.

Në Kinë ndodhen rreth 400 shqiptarë, mes tyre 60 studentë dhe të tjerët që mendohet se punojnë në vendin më të madh aziatik.

Banesat e dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit, që nga akt-eskpertimi i kryer nga Instituti i Ndërtimit rezultojnë me gradën më të lartë të