Policia zbardh skemën e trafikut të drogës me kamionë nga porti i Durrësit, 12 në pranga

06/12/2017 - 16:02

   Ka shkuar në 12 numri i të arrestuarve si pjesë e grupit kriminal që trafikoi në janar të këtij viti nga porti i Durrësit 2.5 ton kanabis. Pas ndalimit të nënkomisatit të Fierit, Festim Lelaj këtë të mërkurë me urdhër të prokurorisë janë ndaluar dy efektivët e policisë në Portin e Durrësit, Agron Kapllanaj e Gëzim Dervishi, si dhe dy doganierët Altin Katundi e Mikail Hila.

Policia ka zbardhur detaje se si kryhej ky trafik i jashtëligjshëm nëpërmjet portit më të rëndësishëm në vend. Ngarkimi i lëndës narkotike është bërë në Fier, në bashkëpunim me një kompani që trasportonte paleta druri në vendet e Europës.

Në të njëjtën ditë u nisën dy kamionë, i pari që nuk kishte drogë ka hyrë i pari për t’u kontrolluar. Pasi është bërë vulosja e tij ka dalë në parkimin e portit, ku ndodhej edhe kamioni tjetër ku ishte droga.

Shoferi i tij ka ndërruar rimokorkion duke marrë atë që ishte me drogë. Gjithashtu ai ka ndërruar edhe targat. Në këtë mënyrë është bërë dhe shmangia e kontrolleve në Itali, pasi në këtë vend ngarkesat do të kalonin tranzit. Destinacioni përfundimtar i ngarkesës ishte Gjermania. 

Prokuroria sqaroi të martën se për këtë rast ishin ndaluar 8 persona. Arrestimet kanë filluar që në Janar dhe kanë përfunduar këtë të mërkurë. Sipas hetuesve rolin e organizatorit e kishte nënkomisari i policisë së Fierit, Festim Lelaj që garantonte edhe ruajtjen nga aksionet policore.

Lelaj nga Janari i 2014 deri në Gusht 2016 ka mbajtur detyrën e oficerit në portin e Vlorës, ndërsa nga gusht i vitit të kaluar deri në Mars 2017 ishte oficer policie në Dibër, për të kaluar më pas në Fier.

Njoftimi i policisë për operacionin:

Më datë 13.01.2017 nga ana e Zyrës Ndërlidhëse të Policisë Italiane “INTERFORZA” në Tiranë, është informuar Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, mbi sekuestrimin e një sasie prej 2 ton e 530 kg lëndë e dyshuar llojit “Cannabis Sativa” me datë 11.01.2017 në Portin e Ankonës në Itali, që ishte e ngarkuar në Kamionin “MAN”, me targa AA 846 GJ dhe AER 357, me drejtues shtetasin Shqiptar Dhimo KORAJ, 47 vjeç, lindur në Fier e banues në Gjirokastër.

Ky kamion më datë 09.01.2017 është nisur nga Porti i Durrësit me tragetin M/N AF MARINA me destinacion Durrës-Bari.

Policia Italiane ka arrestuar në flagrancë shtetasin Shqiptar Dhimo KORAJ, i cili shoqëronte kaminon në Portin e Ankonës, ndërsa në listën e pasagjerëve figuronte si shofer i këtij kamioni i nisur nga Durrësi më datë 09.01.2017, shtetasi Demo PROGONATI, 46 vjeç, lindur në Progonat dhe banues në Fier.

Në bazë të informacionit të sjellë nga Pala Italiane, Drejtoria për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve në Policinë e Shtetit ka bërë regjistrimin e Procedimit Penal Nr.12 datë 13.01.2017 në Prokurorinë e Krimeve të Rënda dhe në vazhdën e veprimeve hetimore të kryera nga Policia e Shtetit nën drejtimin e Prokurorisë së Krimeve të Rënda, deri me tani janë arrestuar ne kuadër të këtij procedimi edhe shtetasit e mëposhtëm :

· Më datë 04.12.2017, u ndaluan shtetasit Skënder Siqeca, 53 vjeç dhe Arbi Mustafa, 34 vjeç, banues në Vlorë, për veprën penale “Trafikimi i Narkotikëve” e kryer në bashkëpunim.

· Më datë 05.12.2017, u ndalua shtetasi Agron Kapllani, 51 vjeç, banues në Durrës, ish punonjës policie, trup shërbimi, shoqërues qeni në Portin e Durrësit, për veprën penale të “Trafikimi i narkotikëve” kryer në bashkëpunim. Neni 283/a/2 i Kodit Penal. Përjashtuar nga Policia e Shtetit më datë 18.07.2017.

· Më datë 05.12.2017, u ndalua shtetasi Gëzim Dervishi, 59 vjeç, banues  në Durrës, ish specialist në trajtimin e qenve të shërbimit në Stacionin e Policisë Kufitare Durrës, në për veprën penale të “Trafikimi i narkotikëve”, kryer në bashkëpunim. Neni 283/a/2 i Kodit Penal. Përjashtuar nga Policia e Shtetit më datë 28.07.2017.

· Më datë 05.12.2017, u ndalua nga SH.Ç.B.A,  shtetasi Festim Lelaj, 47 vjeç, Specialist për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier.

· Më datë 06.12.2017, u ndalua shtetasi Altin Katundi, 50 vjeç, lindur e banues në Tiranë, me detyrë Doganier në Portin e Durrësit.

· Më datë 06.12.2017, u ndalua shtetasi në kërkim Mikail Hila, 28 vjeç, banues në Tiranë, për kryerjen e veprës penale “Trafikimi i narkotikëve”, e kryer në bashkëpunim.

Po në kuadër të këtij procedimi janë arrestuar më parë edhe shtetasit e mëposhtëm:

· Më datë 15.01.2017, u ndalua shtetasi në kërkim Demo Progonati, 46 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve në bashkëpunim.

· Më datë 07.06.2017, u ndalua shtetasi në kërkim Euron Hoti, 35 vjeç, banues në Lezhë, për veprën penale “Trafikimi i narkotikeve”. Neni 283/a/2 i Kodit Penal.

· Më datë 21.06.2017, u ndalua shtetasi Malton Lleshi, 34 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale ”Trafikimi i narkotikëve e kryer në bashkëpunim”.

· Më datë 28.11.2017, u ndalua shtetasi në kërkim Aurel Lazaj, 32 vjeç, banues në Vlorë.

Në lidhje me këtë rast trafiku të lëndëve narkotike, Drejtoria për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve në Policinë e Shtetit nën drejtimin e Prokurorisë për Krimet e Rënda vijojnë hetimet për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë, duke çuar para drejtësisë të gjithë personat e implikuar.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Në vitin 2017 ka rënë numri i përgjithshëm i emigrantëve që kanë ardhur në Gjermani, megjithatë Gjermania mbetet një vend atraktiv, sidom

Sipas MeteoAlb, këtë të martë parashikohen kthjellime dhe vranësira të cilat do dominojnë në të gjithë territorin, ku më të theksuara do

Albert Veliu, apo i njohur tashmë si Babalja, është njeriu që ka trazuar jetën politike të muajve të fundit, me dorëzimin e një audiopërg

Dita e nesërme do të ketë një ndryshim të lëvizjes së makinave në aksin Vorë- Kthesa e Rinasit- Fushë Krujë për shkak të punimeve që do t

Albert Veliu, i njohur me emrin Babale, ndodhet ende në Kosovë, aty ku kërkoi azil politik pasi iku nga Shqipëria.

Efektivët e policisë Rrugore në Durrës, në bashkëpunim me kolegët e policisë Bashkiake, kanë ndërmarrë aksion në rrugët e qytetit për bll

Familjarë të autorit të masakrës në Shëlli të Matit janë larguar nga banesa e tyre, përveç bashkëshortes së tij, e cila ruhet nga forca t

Telekomi serb ka ende shpresa se do të gjejë ende treg në Shqipëri.

Ish-kryetari dhe 4 drejtues të bashkisë Dibër, janë kallëzuar në Prokurori nga KLSH, pasi akuzohen për shpërdorim detyre.

Para disa ditësh, në Fletoren Zyrtare janë publikuar koeficentët e rinj të indeksimit të pagave për vitin 2018, e në bazë të tyre do të p