Të afërmit e Silvi Priftit të zhdukur prej ditës së shtunë janë ende me sytë nga deti, kur i riu u zhyt në zonën e Currilave për të kapur oktapod dhe nuk doli më.

Familjarët akuzojnë autoritetet se nuk bërë kërkimet e duhura për 32-vjeçarin. Daja i të riut ka thënë se polumbarët nuk kishin mjetet e nevojshme të shpëtimit për raste të tilla.

“Absolutisht fare, zero. Vetëm kalonin në vijë, 10 milje nga vija bregdetare dhe asgjë fare.”, tha ai, ndërsa shprehet se nipi i tij mund të ketë pësuar edhe atak në zemër.

Një nga shokët e Silvit, ka folur për mediat ku ka treguar se ka qenë ai që ka lajmëruar policinë për ngjarjen prej pasdites së 28 nëntorit.

“Kemi lajmëruar policinë. U bëmë merak që ai nuk po vinte në gomone. Ora ka qenë rreth 16:00 (të shtunën), po deri tani asnjë forcë policië, asnjë forcë ujore s’ka dalë. Ka dy ditë”, u shpreh ai.

Xhaxhai i Silvit, Petrit Prifti ka përsëritur akuzat se nuk është bërë asnjë kontroll ndërsa dje ishte e pamundur zhytja në det e eskpertëve.