“Populli digjet, qeveria krihet!” Ironia e fortë e mjekut me qeverinë: Kur të jem rëndë, mos ma bëni tamponin

06/07/2020 - 20:43

Mjeku urolog, Artan Koni, ka reaguar ashpër për situatën e rënduar nga koronavirusi në vend, ku prej javësh kemi rritje të ndjeshme të numrit të të infektuarve dhe viktimave.

Përmes një mesazhi në ‘Facebook’, mjeku Koni ka kritikuar zyrtarët e ISHP-së për numrin e ulët te testimeve që po kryhen në Shqipëri, duke thënë se jemi të fundit në rajon.

“Kur jam shume rende, mos ma bej tamponin fare, e kuptoj vete çfarë kam…dhe nderkohe ia kam shperndare infeksionin gjithe lagjes”, shkkruan mes të tjerash mjeku.

Mesazhi i plotë:

COVID-19 ne renie te lire !!

Gjate 3 muajve te fundit kemi degjuar nga ISHP-ja se nuk ka mungese testimesh, se testimet behen fiks aq sa duhet, se gjurmimi i rasteve behet konform rregullave…nga ana tjeter kemi shifrat zyrtare te OBSH-se. Jemi vendi i fundit ne Europe per sa i perket numrit te testimeve per 1 milion banore…vetem 8941. Kroacia rreth 20.000, Bosnja Maqedonia e Greqia rreth 30.000, Serbia rreth 50.000 testime per 1 milion banore.

Qeveria kishte mundesi qe gjate ketyre 3 muajve te shtonte ndjeshem kapacitetet spitalore per perballimin e situates…por shohim qe kapacitetet jane relativisht njesoj si me pare…pervec donacioneve te 5 apo 10 aspiratoreve nga disa qeveri europiane, te cilat i falenderojme sepse nuk na e kane per borxh. Ne paguajme taksa sa per te pasur gjithsecili aspiratorin personal, jo më te kemi neper spitale mungesa mjetesh elementare si dorezat, maskat apo solucionet disinfektuese.

Prisnim qe, fjala bie, fasoneria e Shkodres te ishte probabilisht vater e madhe infeksioni sepse (me demek) njerezit qe punojne aty nuk jane aq te pergjegjshem sa duhet…por pame qe vatra e infeksionit me e madhe ne vend ishte spitali i vetem universitar qe kemi.

Pas 3 muajsh gjendje te jashtezakonshme dhe kufizime lirie nga me absurdet, qeveria sillet me nje strategji te pergjithshme te tipit “e ka fajin populli”. Po ne QSUT kush e pati fajin, doktoret ??

Ne keto muaj pandemie vazhduan normalisht pagesat per PPP-te si sterilizimi e inceneratoret e plehrave, apo u bene tendera te rinj per sherbime sekondare, me nje vlere te fryre. Edhe per keto populli e ka fajin ?? Me keto para, mund te ishte perballuar shume me mire e gjithe kjo situate.

Nese faji eshte vetem i popullit, perse kryeministri i Italise thirret ne prokurori per te deshmuar rreth masave te marra nga qeveria e tij? Perse kryeministri i Frances u shkarkua nga detyra dhe tani perballet me drejtesine franceze nese e ka menaxhuar sic duhet situaten e pandemise, apo jo ?? Perse prokuroria shqiptare nuk nis nje hetim te tille, perderisa numri i rasteve po shtohet frikshem? Apo prokurorine e kemi vetem per t’ju sulur spitaleve private te cilet donin t’i benin tamponin atyre individeve qe ishin te interesuar per kete sherbim dhe 127-a i thonte “nuk je aq rende sa te besh tamponin” ?! Po normal, kur komiteti i COVID-it perbehet nga partiake dhe jo profesioniste te fushes, vetem keshtu lloj keshillash mund te presesh. Kur jam shume rende, mos ma bej tamponin fare, e kuptoj vete cfare kam…dhe nderkohe ia kam shperndare infeksionin gjithe lagjes.

Nderkohe qe populli digjet nga COVID-i, qeveria krihet duke shpalosur projekte 3D te akseve rrugore nga me te cuditshmet. Hera e pare ne keto 40 vjet qe degjoj per aksin Milot-Fier…por nderkohe Shqiperia konsiderohet vend ku pandemia ka dale jashte kontrollit. Kjo eshte arsyeja perse 1 miliard kineze shetisin lirshem neper Europe, kurse 2 milione shqiptare nuk shkojne dot as te komshiu poshte.

Disa mund te thone “iku kjo pune tani”. Une them “me mire vone se kurre”. Duhet urgjentisht te ngrihet nje grup pune me profesioniste jo-partiake, duhen anulluar te gjithe koncesionet jo te domosdoshme, duhet subvencionuar biznesi qe t’i zbatoje rregullat pa pasur friken e falimentimit…shkurtimisht duhet krijuar nje strategji e mirefillte te cilen qeveria ta zbatoje pa i hequr presjen. Eshte e thjeshte fare, duhet vetem vullnet politik. Per keto probleme te rendesishme duhet te ngreje zerin nje minister shendetesie i pergjegjshem.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Avokati i Emiljano Shullazit, Vladimir Meçi i është drejtuar me një letër Presidentit të Republikës Ilir Meta, Kryetarit të Kuvendit Gram

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme kujton të gjithë qytetarët që pikat e kalimit në kufirin Kakavijë dhe në Kapshticë do të jenë t

Sot parashikohet mot i kthjellët me temperatura të larta, ndërsa në zonat malore do të ketë dhe zhvillim të vranësirave, të cilat mund të

Të gjithë pasagjerët që do fluturojnë për në Greqi nga data 17 Gusht deri më 31 Gusht, të cilët kanë një pasaportë të BE ose leje qëndrim

Për herë të dytë brenda situatës së pandemisë politikani dhe sipërmarrësi Agron Shehaj, i ka dhuruar dy pajisje respiratore dhe një apara

Ish-deputeti i PS-së, Fatmir Toçi, po qëndron prej më shumë se një muaj në spitalin "Shefqet Ndroqi" për t'u rikuperuar nga pasojat që i

Interpol Tirana me anë të një deklarate për mediat shprehet se janë ekstraduar drejt Italisë, 9 persona, që janë arrestuar në Shqipëri pë

Shefi i Urgjencës Kombëtare, Skender Brataj, ka postuar disa fotografi ngjethëse, për të treguar rëndësinë që ka respektimi i masave për

Qeveria ka miratuar dhënien e 5,191 pagave shtesë për punonjësit e Transportit Rrugor të Udhëtarëve. Lajmin e ka bërë të ditur vetë kryem

Ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj ka ngritur shqetësimin për situatën në jug të vendit.