Porti i Durrësit “zhvat” kamionistët duke i lenë në parkim, për t’u marrë lekët

04/07/2019 - 22:17

Porti i Durrësit ka gjetur një mënyrë për t’u ‘zhvatur’ paratë kamionëve që kalojnë nëpërmjet tij, i detyron të futen në një parkim me lekë.

Ndërkohë që për drejtorinë e Portit kjo është një masë për të disiplinuar trafikun në port, ndërkohë që Fiks Fare tregon të kundërtën.

Në Fiks Fare u ankuan disa kamionistë se në Portin e Durrësit hasnin vështirësi dhe vonesa për të kryer punë. Sipas tyre Drejtoria e Portit Durrës prej një muaji ka disiplinuar lëvizjen brenda territorit të vet duke i detyruar kamionistët të cilët punojnë me konteniera, të parkojnë në një parking në hyrje të portit dhe më pas të shkojnë të marrin dokumentet në zyrat doganor dhe të kthehen sërish në parking për të marrë kamionin.

Kjo largësi shkon sipas tyre rreth 4 km vajtje-ardhje. Plus edhe vonesave që ata hasin në dokumentacion shpenzojnë një kohë relativisht të gjatë, ndërkohë që kamioni i tyre është i parkuar me lekë, vetëm ora e parë e parkimi është falas.

Fiks Fare ndoqi nga afër se si një shofer kamioni sorollatej brenda portit, ku që në hyrje pagoi 240 lekë për të hyrë në Port. Në momentin e hyrjes në port, pa vajtur tek doganieri ku merr letra për të marrë kontenierin, roja e sigurisë e ktheu duke e detyruar të futej në një parking në mënyrë të detyrueshme brenda portit.

Kjo sipas kamionistëve bëhet me qëllim të marrjes 360 lekë nëse kalon një orë. Nëse qëndron me pak se një orë në parkim rojet e sigurisë të kthejnë sërish në parking, me pretendimin se tek vendi ku ngarkohen kontenierët ka shumë makina që po ngarkohen dhe s’ka vend.

Në bisedë që bashkëpunëtorët e Fiksit patën me një nga punonjësit e këtij parkimi i cili shpreh habi për këtë taksë së ka vendosur drejtoria dhe në fund shprehet ” doni të them se vjedhin, ju them se po ju vjedhin po ne punëtorë jemi e këtë punë kemi. Jemi të punësuar”.

Edhe në një bisedë të zhvilluar me një roje siguria ai fillimisht heziton të flasë , por në momentin që kamioni del nga parkimi dhe nuk ka kaluar koha falas , ai tenton të rikthejë sërish në parkim kamionin me pretekstin se ka radhë makinash tek vendi ku ishte kontenieri, vetëm e vetëm për t’u plotësuar koha ku kamionistë të paguante parkimin prej 360 lekësh.

Kur shoferi i kamionit bashkë me bashkëpunëtorin e Fiksit arrijnë në terminal aty shihet qartë se jo që nuk kishte radhë, por pothuajse ishte bosh pa mjete të tjera. ” gjithmonë na e bëjnë këtë punë dhe na mbajnë një ora e 5 minuta në parkim si e si t’u paguajmë ato 360 lekë” shprehet njëri prej shoferëve të kamionëve.

Së bashku me kamionistët që u ankuan gazetari i Fiks Fare iu drejtuan Drejtorisë së Portit të Durrësit. Ermal Kalecin me detyrë këshilltar i drejtorit të Portit Durrës sqaroi se këto masa janë marrë për të disiplinuar gjendjen e portit dhe nuk mund të bëjnë ndryshe.

Ai tha se ishte takuar dhe pak ditë më parë më kamionistët të cilët kishin si shqetësim parkimin sepse për 30 minuta paguan 360 lekë dhe pas takimit me ta ishte vendosur që ora e parë e parkimit të jetë falas.

Për sa i përket largësisë së vendndodhjes së parkimi nuk mund të ndryshohej asgjë sipas këshilltarit, pasi aty ku janë ngritur zyrat e zhdoganimit, janë me kontratë dhe se proceduara e tyre nuk zgjat më shumë se 5-7 minuta. /TCH

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Gazetarët shqiptarë, mediat shqiptare, organizatat e medias dhe ato të shoqërisë civile i bëjnë thirrje qeverisë të tërheqë menjëherë dhe

Pak ditë pas dasmës që familjen e të afërmit i mblodhi për gëzim, shtëpia e familjes Hajdari u mbush sërish, por këtë herë, për ta përcje

Prokuroria e Durrësit ka reaguar pas arrestimeve të kryera gjatë ditës së sotme lidhur me tërmetin e 26 nëntorit. Sipas prokurorisë nga v

Spiros Pavlidis, ish-pedagog dhe drejtor katedre i fakultetit te Gjeologjisë, Neotektonikës dhe Paleontologjisë në Universitetin Aristote

"Në tërmetin e 26 nëntorit 2019 ndër viktimat ishte edhe Kryekomisar Bajram Hajdarmataj, i cili ndodhej në krye të detyrës në Kavales

Bashkimi Evropian do të ndihmojë autoritetet shqiptare të vlerësojnë ndërtesat e dëmtuara pas tërmetit ndërsa ka shpallur edhe konferencë

Autoriteti Rrugor Shqiptar njofton se të gjitha akset rrugore kombëtare janë të kalueshme, ndërsa apelon drejtuesit e mjeteve të vogla të

Konferencë e përbashkët për shtyp mes Policisë dhe Prokurorisë nga Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës Lorenc Shehu, Prokuro

Drejtuesi qendror i Zyrës Operacionale për Menaxhimin e Fatkeqësisë Natyrore, ministri Fuqiplotë Bledi Çuçi u shpreh sot në një deklaratë

“Në orën 11:30 në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, drejtori i Drejtorisë Vendore Durrës Lorenc Shehu do të ketë konferencë për