Gazetari dhe moderatori, Dritan Hila ka komentuar zgjedhjen e ish-deputetes demokrate, Majlinda Bregu në pozicionin e Sekretares së Përgjithshme në Këshillin e Bashkëpunimit Rajonal.

Hila shkruan në Facebook se, një post i tillë për një politikane është lëmoshë, ndaj as Bregu të mos bëje sikur ç’mori dhe as kundërshtarët në PD të mos shqetësohen sikur çfarë i dha Rama.

Ndër të tjera, gazetari tregon se këtë vend pune më parë e ka pasur një diplomat karriere, Gazmend Turdiu.

STATUSI I PLOTË

As Majlinda mos bëjë sikur ç’mori dhe as kundërshtrët e saj në PD mos te shqetësohen sikur çfarë i dha Rama. Është thjesht një vend pune që më parë e ka pasur nje diplomat karriere i quajtur Gazmend Turdiu. Kaq.

Është vend normal për një diplomat; është shumë për një të papunë; është lëmoshë për një politikane. Nëse pas kësaj do dëgjojmë për përpjekjet e Majlindës që të na integrojë, është çështje propagande. Nuk ka asgje në dorë, thjesht do marri rrogën.