Partia Popullore Evropiane ka bëri thirrje për hapjen e negociatave të pranimit të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.

“Përpara vendimeve vendimtare të vendeve anëtare të BE, Presidenti i Partisë Popullore Europiane (PPE), Joseph Daul, shprehu mbështetjen për hapjen e bisedimeve të pranimit në BE të Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë,”– shkruhet në faqen zyrtare të Partisë.

Presidenti i PPE tha se politika e zgjerimit të BE ka qenë një mjetet më të suksesshme për stabilitetin dhe paqen e kontinentit evropian.