Prangosja e policit për korrupsion, reagon Gjykata e Durrësit: Merrte para pa dijeninë e gjyqtarëve

11/07/2018 - 12:16

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës njofton se ndalimi më datë 10.07.2018 i punonjësit të policisë Haki Dyli, caktuar me detyrë shërbimi në sigurinë e godinës së gjykatës nga Policia e Shtetit, është bërë për llogari të procedimit penal të nisur mbi bazën e kallëzimit të Kryetares, Joana Qeleshi.

Kallëzimi u krye nisur nga dyshimet se punonjësi i policisë Haki Dyli merrte para në emër të gjyqtarëve dhe prokurorëve, pa dijeninë e këtyre të fundit, duke premtuar dhe mashtruar qytetarët mbi zgjidhjen në favor të tyre të çështjeve gjyqësore.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës thotë në njoftimin e saj se “dënon me forcë çdo veprim të paligjshëm të kryer në dëm të qytetarëve dhe punonjësve të drejtësisë, duke treguar vendosmëri në denoncimin e çdo rasti të ngjashëm, me qëllim garantimin e zbatimit të ligjit, shtetit të së drejtës dhe rritjes së besimit të publikut në sistemin e drejtësisë”.

Gjykata i bën thirrje kujtdo të cilit mund t’i jetë premtuar apo kërkuar çfarëdolloj shpërblimi i paligjshëm në emër të gjyqtarëve, prokurorëve apo administratës gjyqësore, të paraqesë kallëzim pranë organeve kompetente.

Së bashku me inspektorin Haki Dyli, 60 vjeç, punonjës policie me detyre trupë shërbimi në Sigurinë e godinës së Gjykatës Durrës, u arrestua dhe Devis Qana, 40 vjeç, Avokat, pranë Dhomës së Avokatisë Tiranë.

“Ndalimi i tyre u bë në kuadër të një procedimi penal nisur disa muaj më parë, për veprën penale ‘Ushtrim i ndikimit të paligjshëm, ndaj personave që ushtrojnë funksione publike’”, thuhej në njoftimin e bluve një ditë më parë.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Kreu i ALUIZNI-t Artan Lame ka dalë në një deklaratë për mediat sot, dy ditë pasi Presidenti i Republikës Ilir Meta ktheu për rishqyrtim

Pas postimit në rrjete sociale të një videoje ku një mjet fuoristradë bën shkelje dhe manovra të rrezikshme në qytetin e Hasit, shërbimet

Punimet në autostradën Tiranë-Durrës për vendosjen e dy tubacioneve të shkarkimit të ujit janë drejt fundit.

134.526 kontejnerë (njësi kontejnerike TEU) janë përpunuar gjatë vitit 2018 në portin e Durrëst. porti më i madh i vendit.

Katër vite më parë një hapësirë e zënë nga lokalet dhe kioskat pa leje që sillnin edhe ndotjen e liqenit duke shkarkuar ujërat e zeza dhe

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka pasqyruar edhe këtë të enjte gjendjen e rrugëve në vend në tre rajonet e mëdha.

Kthjellime dhe vranësira kalimtare dominojnë orët e para të ditës në të gjithë Shqipërinë.

Klodian Vata denoncon në emisonin “Stop”, se është skualifikuar padrejtësisht nga gara për linjën Manëz-Durrës-Manëz, në të cilën operon

Klement Balili, personi më i kërkuar në Shqipëri, i cilësuar si Eskobari i Ballkanit ka folur ekskluzivisht për gazetarin investigativ, A

Rrahman Rrahja, deputet i Partisë Socialiste në qarkun Durrës, shënon në CV që ka mbaruar shkollën e mesme bujqësore në vitin 1980.