Mëngjesi i sotëm është përfshirë nga temperatura të ulëta dhe reshje dëbore me intensitet të lartë në qytetin e Bulqizës.

Reshjet kanë shkuar 30 centimetra, ndërsa në njësitë administrative vijojnë nga 30 deri në 50 centimetra. 

Situata në fjalë ka shkaktuar edhe vështirësi për të shkuar në punë, ku mësohet se për momentin ka shumë pak banorë që lëvizin.

Më së shumti në qarkullim gjenden efektivët e policisë dhe punonjësit e mediave.