Detaje të reja dalin në dritë nga arrestimi i ish-kryebashkiakut të Vorës, Agim Kajmaku, i cili prej 8 muajsh ishte shpallur në kërkim.

BalkanWeb raporton se ekzekutimi i masës së sigurisë ndaj ish-kryebashkiakut është bërë në një spital privat, ku Kajmaku kishte shkuar pasi vuante nga sëmundje kardiake.

Pasi ka shkuar në një spital në kryeqytet, policisë i ka ardhur ky informacion dhe ka shkuar ka ekzekutuar urdhër ndalimin. Për sigurinë e Kajmakut është angazhuar një patrullë e komisariatit nr.1 në Tiranë.

Po ashtu mësohet se Kajmaku vuan dhe nga tensioni dhe diabeti, duke e detyruar atë që të shkonte në spital, pavarësisht faktit se ishte në kërkim. Prokuroria e akuzon ish-kryebashkiakun për 3 vepra penale “Falsifikim i vulave, stampave ose formularëve”. “Falsifikim i dokumentave” dhe “Kryerja e funksionit pas dhënies fund të detyrës”.