“DurrësLajm” mëson nga burimet se ka dalë pozitive me koronavirus një punonjëse e laboratorit të Njësisë Vendore të Kujdesit Shëndetësor në Durrës.

Menjëherë pas rezultatit, i gjithë personeli i laboratorit ka dalë jashtë dhe është kryer dezinfektimi i godinës në mëngjes.

Po nga të njëjtat burime, mësohet se punonjësja në fjalë ka qenë gjatë ditëve të fundit me temperaturë. Ndërsa është ngritur alarmi te kolegët e saj, pasi kontaktet kanë qenë të afërta për shkak se dhomat laboratorike janë të vogla. Në vijim pritet që t’iu merret tamponi personelit.