Drejtuesja e e Prokurorisë së Krimeve të Rënda Donika Prela dhe kreu i Policisë Kriminale, Tonin Vocaj kanë lënë spitalin e Durrësit, pasi kanë qëndruar aty për rreth një orë, ku kanë vizituar prokurorin Ndoja.

Në dalje, ata janë shoqëruar nga drejtoresha e spitalit, Nadire Jani, ndërsa nuk kanë dhënë asnjë deklaratë për mediet.

Kujtojmë se në spitalin e Durrësit ndodhen nën kujdesin e mjekëve dhe jashtë rrezikut për jetën prokurori Arjan Ndoja dhe i plagosuri Aleksandër Laho.

Ndërsa i plagosuri tjetër, shoferi Andi Maloku, është dërguar me urgjencë drejt spitalit të Traumës dhe është në gjendje të rëndë.

Ndërkohë burime spitalore bëjnë të ditur për DurrësLajm se gjendja e prokurorit është e mirë dhe ai ndodhet në reanimacion. Mësohet se plumbi i ka kaluar afër qafës dhe supit, por fatmirësisht nuk rrezikon jetën. Prokurori nuk i është nënshtruar operacionit, por i është dhënë vetëm ndihma e parë.

I plagosuri tjetër që është në spitalin e Durrësit është në sallën e operacionit.