Prerja e pemëve në Kodër Vilë për ndërtime, urbanisti Muka: Çfarë rrezikon ky projekt (VIDEO)

18/06/2019 - 16:01

Ndërtimi i katër pallateve në zonën e Kodër Vilës në Durrës, ka sjellë edhe përplasjen e radhës midis specialistëve të fushës dhe bashkisë së qytetit e cila ka firmosur lejen e ndërtimit.

Urbanisti Ardian Muka, njëkohësisht nënkryetar për zhvillimin urban në këshillin bashkiak të qytetit, ka paraqitur një sërë objeksionesh që sipas tij duhet të merren në konsideratë, pasi rrezikohet që tre kulla me 200 familje, të ndërtuara vite më parë t’u dalin themelet nga erozioni, nëse zbatohet ky projekt.

Muka i mbështet objeksionet në tre pika të rëndësishme, sizmiologjike, arkeologjike dhe ambientale. Muka ka objeksion të veçantë për projektin dhe terrenin ku po ndërtohet, sepse është argjilor dhe shume rrëshqitës. Ai thotë se banorët kontraktuan të njëtën studio e cila i bëri oponencë projektit të pallatit që u shemb para pak kohësh në Gjirokastër si pasojë e erozionit.

"Studio që ka bërë oponencën e projektit të firmës ndërtuese në gjykatë, në mbrojtje të të drejtave të banorëve të pallateve ngjitur me pronën që do të zhvillohet dhe që rrezikojnë shembjen nga ky projekt quhet “Gora Architecture Design” shpk,e  njëjta që ka bërë dhe oponencën e pallatit që u shemb në Gjirokastër para 3-4 vitesh. Por oponenca e firmës nuk është marrë parasysh nga gjykata e administrative e Apelit. Problematikën e vlerësoj në dy plane. Në planin mikro, problem aktual në Kodër Vilë dhe në planin makro atë çfarë është problem në planin e përgjithshëm vendor të qytetit të Durrësit.  Këtu janë tre pallate me 200 familje që janë të shqetësuar sepse leja e ndërtimit për katër pallatet që do të ndërtohen poshtë kësaj strukture. Duke qenë se kjo është një zonë me shumë rrisk, si në aspektin gjoelogjik, ambiental zonë e gjelbër, në aspektin arkeologjik dhe të ndërtimit me problematikë zhvillimore."

Muka tha se shqetësimi i banorëve është shumë i drejtë, ndërsa prokuroria e rrethit Durrës nuk ka marrë në shqyrtim objeksionet e tyre për studimin arkeologjik. Në ndërtimet më të hershme të tre kullave në këtë zonë, ka dalë në dritë vijimi i rrugës Egnatia. Studimi arkeologjik nuk ka qenë serioz.

Muka thotë se në këtë zonë ka mjaft zbulime arkeologjike me rëndësi të veçantë që nuk janë marrë në mbrojtje. Në aspektin ambiental zona e Kodër Vilës, nga urbanisti Muka konsiderohet si mushkëria e vetme e qytetit, dhe ndërhyrja duhej të ishte me masa drastike.

“Me planin rregullues të qytetit të vitit 2012, është përcaktuar që në këtë zonë mund të ndërtohet. Ndërhyrja që është bërë me daljen e lejes së ndërtimit ka dalë edhe leja e prerjes së pemëve në zonë të gjelbër. Kush nga bashkia e Durrësit ka firmosur për prerjen e pemëve shekullore, duke ditur që kjo është një zonë me problematikë të madhe të erozionit. Banorët bënë sigurim padie. Në momentin që priten pemët kanë rrezik shumë eminent. Tre kullat kanë rrezik që mund t’ju dalin themet jashtë si rezultat i erozionit nga prerja e pemëve.”

Muka ka objeksion të veçantë për studion e cila ka  bërë projektin e ndërtimit. Por në Durrës problemi është më i madh, sepse zona është e rrëshkitshme argjilore. Tekniksht, Muka thotë se projekti ndryshe është në letër të firmës dhe ndryshe në zbatim. Ai ndalet edhe në planin e përgjithshëm rregullues të qytetit.

“Nga viti 2015 Këshilli Bashkiak i ka hapur rrugë bërjes së këtij plani vendit i cili duhet të ishte përfunduar në 2016. Kjo bashki nuk ka aprovuar një plan të përgjithshëm vendor. Edhe firma italiane e kontraktuar po nga bashkia e Durrësit nuk ka gjetur një akord me bashkinë, për shkak se të huajt mendojnë që duhet të mbrohen e të shtohen zonat e gjelbërta, dhe të mos lejohen ndërtime. Sot gjendemi pa parqe të gjelbërta, dhe po tentohet të betonizohen të gjithë. Nga ana e banorëve na është kërkuar të ndërhyjmë e do të paraqesim në Këshillin bashkiak, për të mos ndodhur e njëjta gjë që ndodhi në qytetin e Gjirokastrës.”

K.H.

/portali DurresLajm/

Video: 
Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Ministrat e Jashtëm të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian nuk kanë mundur të bien dakort për hapjen e negociatave të Shqipërisë dhe Ma

Hetuesit në Durrës duket se janë afër zbardhjes së atentatit ndaj vlonjatit Edison Harizajt dhe shokut të tij në afërsi të Plepave.

Gjesti fyes i ambasadorit të OSBE-së në Tiranë, Bernd Borchard, është përcjellë me vëmendje edhe nga Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë.

Shtyhet seanca në ngarkim të Arbër Çekajt dhe dy të arrestuarve të tjerë për sasinë prej 613 kg kokainë që u kap në Durrës.

Inspektoriati i Mbrojtjes së Territorit Durrës ka ndërhyrë në fillim javë për të shembur betonimet e paligjshme që kishin ngushtuar kanal

Që nga fillimi i këtij viti portin e Durrësit e kanë vizituar 420 jahte, me flamurë nga të pesë kontinentet.

Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Agim Ismaili nga Komisioni i Sigurisë bëri një deklaratë të fortë duke pohuar se nga burgu janë poros

Një “Benz” i braktisur në autostradën Durrës-Tiranë, i vjedhur më herët gjatë shtatorit, ka marrë flakë dhe është djegur plotësisht.