Presidenca reagon pas thirrjes së ambasadës së SHBA: Asnjë alert për 2 marsin, mbi 200 shqiptaro-amerikanë do na bashkohen

28/02/2020 - 16:20

Zëdhënësi i Presidencës, Tedi Blushi ka reaguar pas thirrjes së ambasadës amerikane që shtetasit amerikanë të kenë kujdes më datë 2 mars, në manifestimin që pritet të zhvillohet me thirrjen e kreut të shtetit.

Blushi shkruan në Facebook se më 2 mars nuk ka asnjë alert dhe se 200 shqiptaro–amerikanë kanë konfirmuar pjesëmarrjen e tyre në manifestim. 

POSTIMI I PLOTË

Asnjë alert për datën 2 mars, për qytetarët shqiptarë dhe të huaj që jetojnë dhe do të mbërrijnë në Tiranë!

Përkundrazi, jemi shumë të lumtur që këtij Manifestimi madhështor Mbarëkombëtar do t’i bashkohen edhe mbi 200 shqiptaro-amerikanë, të cilët na kanë konfirmuar pjesëmarrjen në 2 mars dhe një pjesë e të cilëve sapo kanë mbërritur në Atdhe.

Dhe me të drejtë, sepse për liritë dhe vlerat amerikane, ata nuk mund t’i marrin leje as Rilindjes dhe as ndonjë segmenti të Sigurimit të Shtetit, kudo që ai të ndodhet!

Gjithashtu, mund t’ju konfirmoj se sot paradite Presidenti Meta me kërkesën e tij ka pritur në takim drejtuesit e lartë të Policisë së Shtetit, duke u konfirmuar bashkëpunimin maksimal të Institucionit dhe të tij, për mbarëvajtjen e këtij Manifestimi madhështor Mbarëkombëtar në mbrojtje të Kushtetutës dhe demokracisë!

Çdo detaj është i mirëpërcaktuar me kohë.

Manifestimi fillon në ora 17.00, me flamuj kuqezi dhe mimoza në duar, e përfundon në ora 19.00.

Godina e Kryeministrisë dhe Ministrisë së Brendshme do të mbrohen nga aktivistë të identifikuar.

Shtetasve të huaj, veçanërisht atyre shqiptaro-amerikanë që do të marrin pjesë do t’u dhurohet një degë mimoze dhe një Kushtetute e Shqipërisë, e votuar me 140 vota dhe me bekimin e Komisionit të Venecias, SHBA-ve dhe BE-së.

Alerti i vetëm i 2 marsit, është për puçistët që tallen me Kushtetutën dhe sovranitetin e popullit shqiptar duke miratuar apo bekuar pabesisht ligje anti-kushtetuese!

Të gjithë më 2 mars për Kushtetutën dhe kundër grushtit të shtetit.

Për Shqipërinë dhe sovranitetin e popullit shqiptar!

Zoti e bekoftë miqësinë e palëkundur shqiptaro-amerikane! 

Pa Kushtetutë nuk ka demokraci!

Pa demokraci nuk ka Shqipëri!

#PërKushtetutën #PërRepublikën #PërShqipërinë #PërKombin

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Eugena Tomini, shefe e Epidemiologjisë në Institutin e Shëndetit Publik thotë se Shqipëria është në nivelin e mesatares së Evropës sa i t

Ornela Gelaj është një nga mjeket shqiptare që shkoi në Itali me grupin e 30 mjekëve dhe infermierëve nga Shqipëria për të kontribuar në

Karantina si pasojë e përhapjes së koronavirusit ka bërë që të ulet ndjeshëm krimi në vend.

Kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë në Shqipëri, Raul Gonzales, në një intervistë me gazetarin e Top Channel, Muhamed Veliu, thot

Ndalesa e sotme e “Koncert në karantinë” në Durrës ishte lagjja nr.5, tek ish-befotrofi.

Auron Tare ka reaguar sërish sot në lidhje me incidentin e ndodhur në Portin e Durrësit, ku nuk u lejua që të akorohej një jaht luksoz.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu, në lidhje me testimin e CoVid-19, deklaroi se strategjia e testimit ve

Ambasadorja e SHBA-ve në Tiranë, Yuri Kim iu ka bërë thirrje liderëve kryesorë politikë në vend, presidentit Meta, kryeministrit Rama dhe

Ndonëse vendi ynë po përballet me momente të vështira për shkak të koronavirusit, dhuna në familje vazhdon të jetë fenomen shqetësues në

Nuk ka të ndalur dhuna në familjet durrsake. Një grua nënë e dy fëmijëve të mitur është dhunuar nga bashkëshorti dhe vjehrra e saj.