Shqiptari Festim Lato, i cili ishte vetëshpallur President i Republikës së Çamërisë raportohet të jetë vrarë në Holandë.

Mediat holandeze shkruajnë s Lato u raportua i humbur nga familja javën e kaluar ndërsa trupi i tij u gjet në rrugë në Nijmegen të shtunën pasdite. Ai kishte borxhe të shumta dhe kjo mendohet se është edhe arsyeja e vrasjes apo vetëvrasjes së tij. 

Vitet e fundit, Lato kishte qëndruar në një shtëpi të largët në Afferden, në Betuwe. Në ndërtesën ku jetonte ai, valëviteshin krahas flamurit të Holandës edhe flamuri i Shqipërisë.

Njerëz të afërt të tij thonë se Lato kishte borxhe tek kompani dhe individë privatë në shumën e miliona eurove.