Presidenti Ilir Meta ka dekoruar presidentin e UEFA-s, i cili ndodhet në Shqipëri, si i futuar special në ditën e inagurimit të stadiumit të ri Kombëtar. 

Në një ceremoni të veçantë, Meta ka dekoruar presidentin e UEFA-s, Aleksander Ceferin me titullin e lartë "Kalorës i Urdhrit të Skënderbeut". 

"Për kontributin e çmuar dhe angazhimin e tij personal, në mbështetje të zhvillimit cilësor të futbollit në Shqipëri, pata kënaqësinë të vlerësoja sot Presidentin e UEFA-s, Aleksander Čeferin, me Titullin e lartë “Kalorës i Urdhrit të Skënderbeut”, simbolin e krenarisë tonë kombëtare që përcaktoi rrugëtimin dhe identitetin europian të Shqipërisë dhe të shqiptarëve."