Së fundmi, dy këngëtareve të njohura nga Kosova u është dhënë shtetësia shqiptare.

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta, ka pajisur me pasaportë shqiptare këngëtaret e mirënjohura, Mihrije Braha dhe Shyhrete Behlulin.

19 persona kanë marrë shtetësinë shqiptare me dekret të Presidentit, mes të cilëve janë edhe këngëtaret kosovare.

Rikujtojmë se pasaportë shqiptare kanë edhe shumë personazhe publikë nga Kosova, si Era Istrefi, Nora Istrefi, Roberti, etj…