Forca detare do të drejtohet nga gjeneral brigade Ilir Xhebexhia. Lajmi bëhet i ditur nga ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka nëpërmjet një postimi në Facebook.

Xhaçka thekson se është besimplotë në vizionin e duhur të gjeneralit për modernizimin e FD-së.

“Forca Detare do të drejtohet nga gjeneral brigade Ilir Xhebexhia. I uroj suksese komandantit të ri të FD dhe jam besimplotë në vizionin e duhur, për vijimin e procesit të modernizimit e profesionalizmit, që nisin nga investimi te burimet njerëzore, te modernizimi me armatim të anijeve të klasit ‘Iliria’, e deri te Sistemi i ri i Vëzhgimit Detar”, shkruan ministrja Xhaçka.