Sali Lushaj dhe bashkëshortja e tij Shpresa, kanë rrëfyer sot, për emisionin “Kjo javë” në TV “News 24”, se si e mësuan arrestimin e djalit të tyre.

“E kam mësuar përmes avokatit. Ishim në shtëpi na ka bërë një telefonatë. Shkova tek Drejtoria pashë Stresin, komunikova. Shkuam tek Drejtoria e Policisë por nuk na thanë se për çfarë e kanë arrestuar”,u shpreh Sali Lushaj.

“Edhe unë si bashkëshorti e mësuam përmes avokatit. Avokati e ka mësuar krejt rastësisht pasi ai ndodhej te drejtoria për një klientin e tij. Një arrestim i bujshëm me shumë maska, ku mes tyre avokati ka dalluar Stresin, i cili i ka thënë ‘lajmëro prindërit që më kanë arrestuar’”,- tha nwna e Stresit.

Kur folët me të?

Babai:Folëm që në mëngjes
Nëna: Ai kishte 4 koncerte. Atë natë ishte në një dalje me shoqërinë. Tha se do rrinte deri vonë. Më mëngjes telefonoi dhe tha; “mami nuk do vi, do pushoj në hotel”.