Prishet vila katër katëshe në lagjen nr.18 në Durrës, e cila pas tërmetit të 26 nëntorit ishte anuar mbrapa, njësoj si hotel “Lubjana” në zonën e plazhit.

Procesi i shembjes së kontrolluar ka përfunduar në orët e pasdites dhe tashmë ato që shihen në vendin ku ngrihet godina 4-katëshe janë vetëm rrënojat.

Paraditen e sotme vazhdoi shembja e kontrolluar edhe në hotel “Tropikal” ku humbën jetën 2 vëllezërit kosovarë Isah dhe Shemsedin Abazi si dhe tek hotel “Lubjana”.

Në deklaratën e sotme për shtyp, zv/ministrja e Brendshme Rovena Voda tha se 7 objekte në Durrës janë prishur, ndërkohë që janë 4 të tjera në plan për t'u prishur.