Prishja e banesës së Nexhmije Hoxhës, djali i diktatorit letër Ramës e ambasadorëve: Do të kërkoj dëmshpërblim moral dhe material

29/06/2020 - 16:28

Ilir Hoxha, djali i madh i diktatorit Enver Hoxha i ka dërguar një letër të hapur kryeministrit Edi Rama, ambasadores amerikane dhe atij të BE në Tiranë, pas shembjes së shtëpisë ku jetonte e ëma, Nexhmije Hoxha.

Hoxha shkruan se kishin treguar mirëkuptim të plotë për t’i hapur rrugë realizimit të projektit të Unazës së Madhe por se më datë 26 qershor 2020, ora 9:00, në godinën ku banonte familja Hoxha, u paraqitën inspektoret e IKMT me fadroma për të prishur ndërtesën, ndërkohë që nuk kishte ardhur asnjë vendim shkresor nga IKMT për prishjen e pallatit.

Sipas tij, “pas presioneve të vazhdueshme arrogante të punonjësve të IKMT, duke na prerë dhe dritat për ta bërë fakt të kryer, na nxorën me dhunë nga banesa, ku kishin mbetur shumë relike dhe materiale të Enver Hoxhes si dhe objekte tona personale”.

LETRA E PLOTË

Tiranë, më 29.06.2020

LETËR E HAPUR

DREJTUAR: ZOTIT EDI RAMA

KRYEMINISTER I SHQIPËRISË

PËR DIJENI: ZONJËS YURI KIM

AMBASADORE E SHBA

ZOTIT LUIGI SORECA

AMBASADOR I BE

ZONJËS ERINDA BALLANCA

AVOKATE E POPULLIT

KOMITETIT TË HELSINKIT PËR MBROJTJEN E TË DREJTAVE TË NJERIUT VJEN

Ju drejtohem Juve Z. Edi Rama (pavarësisht opinionit që keni për Enver Hoxhen, ai është mendimi juaj që mua nuk më intereson) une po ju drejtohem si Kryeministri i vendit tim, për të me mbrojtur nga institucionet që ju drejtoni. Më konkretisht ndaj IKMT-së me drejtuese Znj Dallëndyshe Bici.

Bazuar në ligjin e shpronësimeve Nr. 8561 datë 22.12 1999, në kuadër të realizimit të projektit “Mbikalimi i Pallatit me Shigjeta- Rrethrrotullimi Shqiponja”, (Loti I), u njoftuam për shpronësimin e banesës sonë. Nuk patëm asnjë kundërshtim, madje treguam mirëkuptimin tonë të plotë, për mospengimin e realizimit të kësaj vepre të madhe publike. Ndërkohe ishim në pritje të merrnim dëmshpërblimin që na takonte, që të sistemoheshim në një banesë tjetër si dhe prisnim njoftimin shkresor nga IKMT-ja në lidhje me afatet që ne duhet të largoheshim nga banesa. Gjykoj se këto janë detyrime që administrata shtetërore ka ndaj qytetarëve të këtij vendi, të cilet kanë të drejtën të trajtohen me kujdesin dhe respektin e duhur dhe jo me veprime fashiste sic ndodhi me ne.

Por …

Më datë 26 Qershor 2020, ora 9, në godinën ku banoja une dhe pjestarë të tjerë të familjes Hoxha, u paraqitën inspektoret e IKMT me fadroma për të prishur ndërtesën. Për t’ju vëne në dijeni, neve nuk na kishte ardhur asnjë vendim shkresor nga IKMT për prishjen e pallatit, ku duhej të ishte e përcaktuar dhe data që duhej të largoheshim nga ndërtesa. Pra u ndodhëm para një veprimi krejt arbitrar. Në këto kushte u detyrova t’idërgoj nje sms znj. Dallëndyshe Bici ku i shkruaja: “Mirëdita, po ju lutem për një gjë. Kanë ardhur për të prishur shtëpinë. Nuk kemi kundërshtim. Të lutem ta shtyni dhe dy ditë se nuk po arrijmë të zbrazim apartamentin. Do ju lutesha me mirëkuptim për shtyrjen. Faleminderit. Me respekt Ilir Hoxha.

Zonja në fjalë megjithëse e pa sms, nuk dha asnjë përgjigje, duke qenë institucioni i saj fajtor.

Për mos u zgjatur, pas presioneve të vazhdueshme arrogante të punonjësve të IKMT, duke na prerë dhe dritat për ta bërë fakt të kryer, na nxorën me dhunë nga banesa, ku kishin mbetur shumë relike dhe materiale të Enver Hoxhes si dhe objekte tona personale.

Qëllimi i znj. Dallëndyshe Bici ishte që me cdo kusht të nxirrte në mes të katër rrugëve familjen e Enver Hoxhes, dhe ia arriti qellimit.

Mbetem pa shtëpi dhe ato orendi dhe objekte që shpëtuam i shpërndamë në miq e shoqeri. Më vjen keq zoti Kryeministër që t’ju them, se u përserit e njëjta situatë sic na nxori nga shtëpia Sali Berisha në vitin 1993. Më vjen cudi si përputhen këto akte fashiste edhe pas 30 vjetëve, për më shumë nga një qeveri e majtë?!!!

Por, nuk mbyllet me kaq. Persekutimi i familjes së Enver Hoxhes u duk qartazi, se pasi na larguan me forcë nga banesa, IKMT jo vetëm nuk e prishi pallatin por lejoi të hyjnë njerez nga rruga që të plackitnin cfarë kishte mbetur në banesën tonë. Në këtë rast ne u demtuam jo vetëm materialisht por edhe moralisht se gjërat e shtëpisë tonë përfunduan në duart e njerëzve të panjohur, ndërkohë që mund të ishim lejuar ne ta boshatisnim banesën.

Nuk e kuptoj zoti Kryeminister. Administrata juaj kishte gati dy vjet kohë, që cdo gjë të shkonte më së miri. Edhe ne të sistemoheshim në kohë dhe punimet të mos pengoheshin. Pse duhet kjo arrogance. Për të treguar që jeni të fortë dhe mund të bëni cfarë të doni, apo keni një administratë të paaftë për fatkeqësi të këtij populli.

Institucioni i IKMT mban përgjegjësi dhe une do të ndjek rrugën ligjore për:

– Dhunim banese

– Vjedhje e relikteve dhe dokumentacioneve të ndryshme të Enver Hoxhës

– Vjedhja e orendive personale

– Shkelja e të drejtave të njeriut

– Dëmi moral dhe ulja e dinjitetit të familjes time.

Për të gjitha këto do të kërkoj dëmshpërblim moral dhe material.

Uroj dhe shpresoj që drejtësia e re do të jetë e paanshme dhe jo e politizuar.

Në fund kam një falenderim për korrektësinë e Policisë së Shtetit që ishte në lartesinë e detyrave të saj.

Me respekt

ILIR HOXHA

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Më 27 prill 2020, te rruga e tregut të makinave në Durrës, mbetën të vrarë në një atentat dy vëllezërit Besmir dhe Viktor Haxhia.

Kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj thotë se, rritja e numrit të të infektuarve me COVID-19 gjatë muaj korrik vjen si rezultat i h

Komuniteti i Myslimanëve i Shqipërisë ka marrë disa masa parandaluese dhe vendime kufizuese në lidhje me jetën fetare duke parë gjendjen

Prej ditës së sotme kanë nisur aplikimet për shkollën e policisë për "Patrullë të përgjithshme".

Shfaqen delfinët në bregdetin e Currilave në Durrës!

Kjo javë nis me një tjetër rekord të rasteve të reja me Covid-19.

Posta Shqiptare Sh.A Fililali Durrës do të fillojë shpërndarjen e pagesave të Personave me Aftësi të Kufizuara dhe kujdestarëve të tyre n

Ditën e sotme kanë nisur përgatitet për të rikthyer spitalin "Shefqet Ndroqi", ose siç njihet si Sanatoriumi, në COVID/2.

Në vendin tonë moti sot do të jetë i alternuar nga kthjellime dhe vranësira, të cilat do sjellin mot të kthjellët por që në zonat malore

Një ditë më parë konspiracionisti, Alfred Cako u shpreh se të sëmurët te Spitali Infektiv infektohen qëllimisht. Kjo deklaratë e tij ka s