Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar sot një denoncim të fortë nga ana e qytetarit dixhital, i cili pohon se një gazetar në Kavajë është dhunuar. Sipas Berishës, gazetari Dritan Kanapari, është dhunuar nga banda e pushtetarëve. Ndërkohë, qytetari dixhital shkruan se pas kësaj ngjarjeje, që ka ndodhur në derën e shtëpisë së Kanaparit, fshihet dyshja Rroshi-Daja.

DENONCIMI I BERISHËS:

Goditet nga banda te pushtetareve gazetari drejtuesi i portalit Buletini i Kavajes, Dritan Kanapari.
Duke denuar me ashpersine me te madhe ke akt te rende kriminal ndaj gazetarit Kanapari, ju ftoj te lexoni mesazhin e qytetarit dixhital! sb
“Ne keto momente eshte rrahur me sende te forta nje qytetar ne Kavaje me emrin Dritan Kanapari!
Ai drejton nje portal me emrin Buletini i Kavajes dhe prej kohesh kritikon fort pushtetin e Rilindjes dhe dyshen Rroshi-Daja. Atij i eshte bere nje prite mafioze ne deren e shtepise nga njerez me maska te cilet e kane rrahur me sende te forta dhe aktualisht ndodhet ne Spitalin Ushtarak me plage te renda.
Çdo gje behet per ti mbyllur gojen pasi para disa muajsh i vendosen tritol ne shtepi,por kesaj here makabriteti i mafies se Partise Socialiste ka kaluar çdo kufi…”