Asnjë prej plepave të rrugës hyrëse në Durrës nuk i mbijetoi as kohës e as moshës. Hyrja e Durrësit, me plepat me kurorë të gjerë në të dy krahët e rrugës dhe me hije në verë, ka mbetur e tillë vetëm në kujtimet e atyre që u larguan 25 vjet më parë nga qyteti bregdetar dhe ruajnë në memorie kujtimet.

Rreth 10 vjet më parë, pemët u prenë në krahun e hyrjes në Durrës si rezultat i zgjerimit të rrugës ndërsa vitet e fundit u prenë një pjesë pemësh në krahun dalës nga Durrësi pranë rrethimit të stacionit të trenit.

Prej disa ditësh, çdo pasdite deri afër mesnatës punononjësit e komunales së qytetit kanë prerë edhe ato pemë që kishin mbetur, pasi degët e tyre të thara tashmë mund të këputen dhe bëhet burim aksidentesh të ndryshme në rrugë.

Me gjelbërim në të dy krahët e saj, kjo rrugë mbetet në kujtimet e atyre brezave më të vjetër, që e kujtojnë jo pak me nostalgji sa herë hynin në Durrës apo ktheheshin në Tiranë, Plazh, Shkozet e Shijak.

K.H.