Një ditë më parë thuajse në të gjithë vendim mbizotëroi një mot me reshje intensive shiu, ku në disa zona pati edhe përmbytje, por duke u nisur nga e mërkura, situata meteorologjike do të ndryshojë dhe shiu do t’i lërë vendin diellit.

Sot do të mbizotërojë një mot kryesisht me diell me vranësira të pakta. Ndërkohë temperaturat do të pësojnë një rritje të lehtë.

Sakaq, fillimi i javës tjetër pritet që të sjellë temperatura deri në 10 gradë më të larta se aktualet, ku në kryeqytet e Durërs pritet që të kapin vlerën e 30 gradëve.