Drejtoria e Përgjithshme Detare njofton mbrëmjen e kësaj të diele për përkeqësim të motit!

Sipas njoftimit të DPD-së, bëhet e ditur se moti do të përkeqësohet në datat 22-23 prill.

Bregdeti ynë do të përfshihet nga era me drejtim jug-lindje dhe forca e detit do të jetë 7 shkalla Boufort.

Me qëllim parandalimin e çdo situate të papritur për shkak të kushteve atmosferike, Drejtoria e Përgjithshme Detare kërkon bashkëpunimin e të gjitha subjekteve që ushtrojnë veprimtari në fushën e detarisë, për të marrë të gjitha masat e nevojshme për sigurimin e mjeteve në port dhe rritje e gatishmërisë së ekuipazhit në mjetet lundruese.