Privatizimi i varrezave në Durrës, Dedja: Nuk do të ketë rritje të tarifës së shërbimit (VIDEO)

28/01/2021 - 13:40

Privatizimi i varrezave të Durrësit mund të jetë tashmë çështje muajsh. Ditën e sotme, Këshilli Bashkiak miratoi privatizimin e shërbimit të mirëmbajtjes dhe ruajtjes së tyre, duke i hapur rrugë nisjes së procedurave tenderuese.

Por çfarë nënkupton privatizimi i këtyre shërbimeve?

Nëndrejtori i Ndërmarrjes Komunale Soren Dedja, sqaron se për shkak të pandemisë Covid-19, në gjashtëmujorin e fundit të 2020 ka pasur rreth 10-11 varrime në ditë, shifër kjo e papërballueshme për organikën aktuale.

"Struktura organikore e këtij sektori është miratuar që në vitin 2010 kur u hapën  varrezat e reja. Duke qenë se vitin e fundit Durrësi dhe Shqipëria është prekur nga pandemia, mesatarja e varrimeve në ditë ka qenë 2-3 varrime në ditë, ndërsa gjashtë mujorin e fundit ka qenë 10-11 varrime në ditë, gjë që ka qenë e papërballueshme nga ana e punonjësve të sektorit të varrezave dhe tre muajt e fundit kemi dërguar punëtorë plus."

Privatizimi i varrezave nuk do të shoqërohet as me rritjen e tarifës së shërbimit dhe as me pushimin nga puna të mbi 42 punonjësve që operojnë në këtë sektor. 

"Kalimi i vetëm i sektorit të varrezave në sipërmarrje nga ana e koncesionarit privat do të ketë një kërkesë llogaridhënie më të madhe dhe një shërbim më të mirë. Tarfia është 240 mijë lekë të vjetra për shërbimin e varrimit nuk do të ndryshojë dhe e gjithë struktura organikore do të kalojë te privati. Nga ky privatizim nuk do të dalë asnjë punëtor pa punë."

Nëse procedura tenderuese dështon siç ka ndodhur në të kaluarën, NSHK do t’i kërkojë bashkisë Durrës rritjen e numrit të stafit që merret me mirëmbajtjen dhe ruajtjen e varrezave.

"Nëse procedura dështon, do t'i bëjmë kërkesë bashkisë për shtimin e numrit të punonjësve sepse për momentin që flasim është pothuajse e papërballueshme nga fluksi i varrimeve ditore."

Në ndryshim nga viti 2019, kur u regjistruan 1002 funerale, në 2020-ën shifra është 1261, ku numri më i madh ka ndodhur në 3-mujorin e fundit të vitit që lamë pas.

M.B.

/portali DurresLajm/

Video: 
Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Ndëshkohen me masë administrative 1672 shtetas që u konstatuan pa maskat mbrojtëse, gjatë 48 orëve të fundit.

Komisioni Europian i ka kërkuar sqarime qeverisë shqiptare pas marrëveshjes me kompaninë “Emaar” nga Emiratet e Bashkuara Arabe për dhëni

Detaje të reja zbardhen në lidhje me ndarjen e parakoshme nga jeta të 27-vjepares Ariola Sakollari për shkak të Covid-19. 

Proçedohen penalisht 10 shtetas në Kukës për aktivitete të paligjshme.

Këshilli i Lartë Gjyqësor pritet të japë sot vendimin për kërkesën e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë lidhur me shkarkimin nga detyra t

Ky është momenti i aksidentit të çuditshëm në Durrës, i cili ndodhi paraditen e djeshme në lagjen nr.11 të qytetit bregdetar.

Pas vendimit të mjekut Tritan Kalo për t’u larguar nga Komiteti i Ekspertëve ka reaguar doktori Erion Dasho.

Mjeku i njohur infeksionit, Tritan Kalo ka njoftuar përmes një postimi në rrjete sociale se është larguar nga Komiteti Teknik i Ekspertëv

Orët e para të ditës së sotme do të dominohen nga kthjellimet në të gjithë Shqipërinë sipas MeteoAlb.

Brenda muajit maj pritet të përfundojë ndërtimi i rrjetit rrugor dhe infrastrukturës urbane në Spitallë, ku do të ndërtohet lagjja e re p