12/01/2021 - 17:55
Moti i keq, i shoqëruar me reshje të dendura shiu, evakuuime banorësh, përmbytje tokash bujqësore etj, shkaktoi problematika të ndryshme në qytetin e Durrësit dhe njësitë administrative.
Bashkia e Durrësit njofton se të gjitha ndërrmarrjet në varësi janë duke punuar për normalizimin e situatës dhe për t’u ardhur në ndihmë qytetarëve.
“Bashkia e Durrësit me të gjitha kapacitetet e saj vijon punën në terren për normalizimin e situatës së krijuar nga reshjet e dendura të ditëve të fundit.
Ka përfunduar pastrimi i shëtitores Taulantia, po pastrohet tërësisht rruga e Currilave, po punohet për mbajtjen në gatishmëri të infrastrukturës kulluese dhe në të gjitha njësitë administrative vijon puna për eliminimin e pasojave të përmbytjeve.
Situata në Durrës po i kthehet normalitetit ndërkohë që ekipet vazhdojnë të jenë në gatishmëri dhe në shërbim të qytetarëve”,- njofton bashkia.
Bashkia e Durrësit me të gjitha kapacitetet e saj vijon punën në terren për normalizimin e situatës së krijuar nga ...
Posted by Bashkia Durres on Tuesday, January 12, 2021
/portali DurresLajm/