Si pasojë e motit të keq që ka prekur vendin tonë prej disa ditësh, ka pasur edhe probleme me sistemin e energjisë në vend.

Situata në Tiranë është e mirë përsa i përketë furnizimit me energji elektrike, ku sipas OSHEE vetëm një lagje ka mungesë energjie.

Per shkak te eres se forte gjate dites se sotme,  ne zonen e Kodres se Priftit, mbi uzinen e ish Autotraktoreve,  jane shfaqur defekte si keputje e percjellesave duke shkaktuar mungese energjie per disa ore. Punonjesit tane jane ne terren dhe shume shpejt do te rikthehet energjia ne kete zone. Aktualisht brenda qytetit te Tiranes pervec nje lagjeje ne Kombinat, prane spitalit,  nuk ka mungese energjie”, njofton OSHEE.

Ndër të tjera, njoftohet se mbi 2000 punonjës janë ne gatishmëri, dhe ndodhen ne terren, duke punuar edhe gjate natës.