Dy nxënës të shkollës 9-vjeçare në fshatin Godvi të Bulqizës janë paraqitur për ndihmë mjekësore në spital, pasi kanë shfaqur probleme shëndetësore gjatë kohës që kanë qenë në shkollë.

Nga deklarimet e marra nga drejtori i shkollës ka rezultuar se për shkak të problemeve teknike të kaldajës, kanë patur shqetësime 4 nxënës, nga të cilët 2 nxënës janë dërguar në shtëpitë e tyre, pasi  nuk kanë pasur nevojë për ndihmë mjekësore.

Ndërkohë një 15-vjeçare është dërguar nga Bulqiza në Tiranë, për mjekim më të specializuar, ndërsa një 14-vjeçar po merr ndihmë mjekësore në spitalin e Bulqizës.