Prej të paktën 4 orësh zona e plazhit në Durrës është pa energji elektrike. Banorët e zonës shkruajnë në redaksinë e DurrësLajm se situata është mjaft e vështirë, kjo edhe për shkak të motit të keq.

Sipas OSHEE, nga raportimi i fundit, mësohet se për shkak të problemit me rrjetin e tensionit të lartë 110kV, një pjese e qytetit të Durrësit është pa energji elektrike.

Zona e plazhit ishte një nga lagjet e Durrësit ku u regjistruan dëme të shumta në banesa e pallate nga tërmeti i së shtunës, 21 shtator.