Kanali i hapur i ujërave të larta dhe mungesa e infrastrukturës rrugore janë kthyer në makth për banorët e zonës së Ish-Kënetës.

Në të dy anët e kanalit ngrihen banesa të shumta, dhe qytetarëve iu kërcënohet jeta nga sëmundje të ndryshme infektive që shfaqen si pasojë e ndotjes mjedisore.

Banorët thonë se me këtë situatë përballen prej më shumë se 25 vitesh dhe pavarësisht ankesave, nuk është marrë asnjë masë për zgjidhjen e problemit.

Në zonën e Ish-Kënetës, që njihet ndryshe si "Durrësi i Ri" banojnë më shumë se 42 mijë banorë, të cilët janë vendosur pas viteve ’90.

Në kanalin e ujërave të larta, banorët prej vitesh derdhin edhe ujërat e zeza çka ka shkaktuar ndotjen e rëndë mjedisore.