Strukturat e Task Force të OSHEE, në bashkëpunim me policinë gjyqësore, zbuluan dhe proceduan subjektin në sektorin e inerteve, pasi furnizohej me linjë te dyte, jashtë matjes, duke shkelur ligjin. Subjekti privat ushtronte aktivitetin në Peqin, dhe në mënyrë flagrante vidhte energjinë përmes një linjë të dytë.

Rasti i është përcjellë prokurorisë, e cila po heton mbi personat përgjegjës të shkeljes në fjalë.

Dy procedime të tjera penale u kryen nga strukturat e OSHEE Tiranë, të cilat zbuluan vjedhjen e energjisë nga subjektet private në fushën e shërbimeve

Kontrollet po ushtrohen në të gjithë vendin, dhe OSHEE është e vendosur të godasë pa dallim abonentët që vjedhin energjinë elektrike.