Procesi i Vettingut pritet të nisë zyrtarisht në muajin shtator

Postuar: 16/07/2017 - 15:10

Zyrtarisht procesi i Vettingut për gjyqtarët dhe prokurorët në kuadër të reformës në drejtësi pritet të nisë në muajin shtator, kështu ka thënë Kryesuesja e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit për reformën në drejtësi, Genoveva Ruiz Calavera në një intervistë dhënë për DW.

Ajo thotë se sa më shpejt që të nisë ky proces, aq më mirë është.

“Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit (ONM)) është gati të vërë në dispozicion ekspertizën e tij shumë të kualifikuar për të shoqëruar procesin, menjëherë sapo institucionet lokale të vettingut të jenë gati për të filluar procesin e rivlerësimit, që shpresojmë të nisë aty nga fillim i kësaj vjeshte”, thotë ajo.

Calavera sqaron se roli i ndërkombëtarëve është vetëm vëzhgues dhe se procesi varet krejtësisht nga strukturat vendase.  

“Për të qenë të qartë, ndërsa komuniteti ndërkombëtar mban përgjegjësi për të monitoruar procesin, varet nga strukturat vendase, institucionet e vettingut që janë ngritur tanimë për të kryer direkt rivlerësimin”, shprehet drejtorja e ONM.

Sipas Calavera  procesi i vettingut është ndër përpjekjet më të ndërlikuara në axhendën aktuale të reformave dhe dorëheqjen e disa prokurorëve dhe gjyqtarëve për të shmangur verifikimin, Calavera e quan si rezultat të parë të vettingut, ende pa nisur zyrtarisht.

“Ligji për vettingun u dha një afat të qartë kohor gjithë anëtarëve të gjyqësorit që të paraqisnin një informacion paraprak mbi pasuritë dhe trashëgimitë e tyre. Para se afati të skadonte disa gjykatës, prokurorë dhe këshilltarë ligjorë zgjodhën të jepnin dorëheqjen. Në njëfarë mënyre, kjo do të thotë se vettingu tanimë ka filluar të sjellë rezultate, para fillimit të tij të pritshëm”, thotë ajo.

Sipas kryesueses së misionit ndërkombëtar të monitorimit, shtyllat e vettingut janë tre. 

“E shkuara, pasuritë dhe vlerësimi i aftësive profesionale, që do të jenë të detyrueshme dhe do të kryhen për secilin anëtar të gjyqësorit. Ne do të monitorojmë se hetimet do të jenë të plota dhe do të bëjnë të mundur, një herë dhe përgjithmonë, pastrimin e sistemit të drejtësisë, në të gjitha nivelet e saj, nga ata që nuk shërbejnë në interes të qytetarëve shqiptarë, por kanë ndjekur praktika të korruptuara ose kanë zhvilluar lidhje me rrjetet e krimit të organizuar”, deklaroi ajo.

E pyetur për efektet e para të reformës në drejtësi, Calavera tha se nuk mund të bënte një parashikim kohor, por u shpreh optimiste për këtë proces.

Genoveva Ruiz Calavera, që mban gjithashtu edhe postin e Drejtores për Ballkanin Perëndimor në Komisionin Europian për Fqinjësinë dhe Negociatat e Zgjerimit, foli edhe për integrimin e rajonit në BE.

“Ballkani Perëndimor është pjesë e familjes europiane dhe e ardhmja e tij është Bashkimi Europian. Takimi i fundit në Trieste ishte një rast për të forcuar dialogun dhe bashkëpunimin konkret në shumë sektorë të ndjeshëm, duke konfirmuar një angazhim të fortë të përbashkët për të avancuar më tej marrëdhëniet dypalëshe si dhe bashkëpunimin rajonal”, thotë ajo

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

   Gjykata e rrethit Durrës ka dhënë masën e sigurisë “Arrest në burg” për 38-vjeçaren nga Tirana O.D., që mashtroi shtetasin I.H.

   Njiheshin prej dy vitesh, por brenda kësaj periudhe kohore kishte mundur t’i merrte jo pak por 900 mijë euro.

   Një lëkundje sizmike është regjistruar në orët e para të mëngjesit të ditës së sotme.

   Një valë "e acartë" do të godasë pjesën më të madhe të Europës, duke përfshirë edhe Shqipërinë.

   Nordikët, shans i artë për Shqipërinë por që mund të kthehet në vetëvrasje….Kjo do të varet nga mënyra sesi do të menaxhohet situa

   Ministria e Mbrojtjes informon mbi situatën e shkaktuar nga moti i keq që po bën së fundmi në vend dhe ka shkaktuar problemet e para n

   Moti i keq dhe stuhitë e dëborës kanë përfshirë verilindjen e vendit. Në orët e para, temperaturat zbritën në -4 gradë Celsius.

   Aksidenti tragjik në Malin e Robit mëngjesin e së shtunës i mori jetën 34-vjeçares Edlira Pisku dhe 69-vjeçarin Xhemil Pisku, nuses dh

   14 persona janë proceduar penalisht në Shkodër pas akuzave për vjedhje të energjisë elektrike.

   Policia Rrugore e Tiranës ka vijuar përgjatë gjithë natës aksion në autostradën Durrës-Tiranë dhe në të gjitha rrugët e brendshme të T