Profesori: Jam zhigolo! Kam punuar në shtëpi seksi

11/02/2020 - 22:42

Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë denoncimin e një nxënëseje në shkollën “Jakov Xoxa” në Fier për ngacmim seksual nga ana e profesorit të muzikës Agron Bego.

Nga kamera e fshehtë u pa me zë dhe me figurë se si profesori e thërriste vajzën për “t’u interesuar” për mungesat e saj. Në një moment teksa ndodheshin në klasë, profesori i kërkoi të mbyllte derën me çelës, ndërsa e pyeti edhe nëse nxënësja ka kryer marrëdhënie seksuale. Ai i tregon nxënëses se ka punuar edhe si zhigolo në shtëpi publike dhe është siç shprehet vetë, “i të 99-tave”.

Gruaja e profesorit është drejtoreshë e shkollës dhe ai thotë, se mund të ndërhyjë edhe te mësuesit e tjerë për mungesat e saj. Në fund ai pohon se ka dashnoren më të re se vajza në fjalë.

Nxënësja: Po profesor!

Profesori Agron Bego: Më fal, se nuk kam kohë, jam shumë i zënë. Profesori më tha, që ke bërë shumë mungesa, por unë nuk i kam vënë asnjë mungesë. Të ka dalë nami, kryemashtruese.

Nxënësja: Pse…?

Profesori Agron Bego: Xxx, po të flet ustai! Kur të flas unë, sikur të flet vetë vetja jote…

Nxënësja: Po, të kuptoj!

Profesori Agron Bego: E di ti, çfarë kam punuar unë? Po të them një sekret të shkurtër. Kam punuar zhigolo unë, mi.

Nxënësja: Çfarë…?

Profesori Agron Bego: Zhigolo!

Nxënësja: Çfarë do të thotë?

Profesori Agron Bego: Pyet…ti ndonjë!

Nxënësja: Po s’kam, pse pyes, s’është se…

Profesori Agron Bego: Kam punuar zhigolo, kam punuar në shtëpi publike, shtëpi seksi.

Nxënësja: Ëhë?

Profesori Agron Bego: Që të punosh në shtëpi seksi, kur vete ti atje, do të thotë, që asnjë nuk e di.

Nxënësja: Si…?

Profesori Agron Bego: Do të thotë, asnjeri nuk e di. Do të thotë, që ti të jesh i “të 99-tave”. Unë jam “i 99-ës”, por pastaj në jetën e përditshme, jam korrekt, jam i moralshëm, po jam…, i di të tëra. Di vjedhjen, di krimin. Unë i di të tëra mashtrimet, të laj e të lyej, pambuk e me jodio, të tëra, të tëra mo, i di. Dëgjo këtu! Nuk shkohet jeta me mashtrime! Nuk di gjë fare ti…

Nxënësja: O profesor…! Eeee e ke absolutisht gabim!

Profesori Agron Bego: Nuk kam kohë tani. Nuk i kam vënë asnjë mungesë më tha ai…

Nxënësja: Po!

Profesori Agron Bego: Tani vetëm ty të dëgjoj, më tha. Mungesat do t’i vesh që nga sot e tutje, një etj., etj. Mësuesja Moza Hasani, nuk po të thërret vetëm nga mua, e kam mikeshën time. Mësueset e tjera nuk…, se janë mikeshat e mia. E di ti, se çfarë është Agron Begoja në shkollë?! Agron Begoja është edhe Perëndia, edhe pisi, edhe maskarai…! Ik tani, se për të tjerat…, që të kuptosh, se ç’është jeta e ç’jam unë, në raport me mësuesit ore! E kupton ti, që edhe tani në momentet, që po flasim, e kam dashnoren më të re nga ty…?! Ika tani!/tvklan.al

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Qeveria ka detajuar mënyrën si do ndahen paratë e pagave për të punësuarit në biznesin e vogël.

Drejtoresha e spitalit rajonal të Durrësit, Nadire Jani, ka reaguar menjëherë pas një denoncimi të bërë në rrjete sociale nga ish—deputet

Kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu përcollën sot në aeroportin e Rinasit, 30 mjekë dhe infermierë të

Ish-deputetja e Durrësit, Fatbardha Kadiu, ka denoncuar përmes një statusi në Facebook faktin se një pacient i prekur nga Covid-19 po mba

Në zbatim të masave kufizuese të shpallura për parandalimin e përhapjes së COVID-19, gjatë periudhës së kufizimeve të lëvizjes së shtetas

Banorët e lagjes 8 në Durrës kanë protestuar mesditën e sotme për kërkesa jetike si ushqimi, pasi janë në pamundësi për t’i siguruar vetë

Tridhjetë mjekë shqiptarë do të nisën për në Itali sot në ndihmë të kolegëve të tyre për të përballuar situatën e koronavirusit.

Një 65-vjeçar shqiptar me banim në Romë humbi jetën nga koronavirusi  Vetë bashkëshortja e tij, Anila, e dha lajmin e hidhur përmes një n

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka postuar në rrjete sociale një foto të stafit të avionit “Lasgushi”, të kompanisë Air Albania