Ka ndërruar jetë në mënyrë të papritur studiuesi i njohur Agron Fico, një prej dijetarëve që ia kushtoi jetën trashëgimisë folklorike shqiptare.

Lajmin e ka dhënë Akademia e Shkenca ,teksa vlerëson maksimalisht figurën e Ficos, për kontributin e vyer të dhënë në trashëgimit shpirtëror të popullit shqiptar.

Fico njihet ndryshe si “profesori që u mësoi shqip kinezëve dhe amerikanëve”. Studiuesi i njohur është nderuar edhe me “Çmimin e Republikës” dhe me mirënjohjen më të lartë universitare të Kinës për arritje akademike.

Ai është bashkëthemeluesi i katedrës së gjuhës shqipe në Pekin, dhe 50 vite më vonë themeloi edhe katedrën e shqipes në Boston, ndaj ai është quajtur edhe ” “profesori që u mësoi shqip kinezëve dhe amerikanëve”.

Emri i tij gjendet midis emrave të profesorëve më të shquar universitarë amerikanë në leksikonin “Who’s Who Among American’s Teachers” (bot. 2000).

Disa nga veprat e prof. Agron Ficos:
“Profesor në tre kontinente” (SHBA 2004);
“Diaspora e rilindur” (Tiranë 2006);
“Rilindja e Shqipërisë etnike” (Tiranë 2009);
“Beautiful America” (Tiranë 2014);
“Zbulimi i eposit shqiptar në Harvard” (Tiranë 2016).

Tekste shkollore dhe universitare për të huajt:
“Gjuha shqipe”, metodë për studentët amerikanë;
“Unë flas shqip”, metodë e gjuhës shqipe për të huaj;
“Metodë e gjuhës shqipe”, I-IV, tekst për studentët kinezë;
“Histori e Shqipërisë”, tekst për studentët amerikanë.