Programi i Rindërtimit/ Shijak, miratohet lista e përfituesve në mbledhjen e Këshillit Bashkiak (VIDEO)

23/05/2020 - 21:18

Këshilli Bashkiak i Shijakut ka miratuar listën e përfituesve nga Programi i Granteve dhe Programi i Rindërtimit. Pasi ka përfunduar vlerësimi i dosjeve të dëmtimit nga tërmeti tashmë hapet rruga për grantet dhe Rindërtimin.

Kryetari i Bashkisë së Shijakut, Elton Arbana gjatë mbledhjes së djeshme të Këshillit bashkiak, e cila u transmetua dhe live në rrjetet sociale, ka falenderuar Qeverinë shqiptare dhe Kryeministrin për Rindërtimin e Shijakut. Kjo ishte hera e parë që Këshilli Bashkiak Shijak mblidhet në sallë që nga nisja e pandemisë Covid-19. Mbledhja u zhvillua duke respektuar masat mbrojtëse të distancimit fizik.

Ai ka falenderuar gjithashtu administratën që kanë punuar nga 18 orë për të përmbyllur vlerësimin e dosjeve të secilës familje të prekur.

Ndër çështjet e diskutuara dhe më pas të votuara unanimisht nga anëtarët e Këshillit Bashkiak ishin:

  • Për dhënien e ndihmës ekonomike në lidhje me fondin e veçantë për shumën e dyfishuar të periudhës 1-30 prill 2020.
  • Për dhënien e ndihmës ekonomike në lidhje me fondin e veçantë për periudhën 1-31 maj 2020.
  • Për dhënien e ndihmës ekonomike në lidhje me fondin 6% për periudhën 1-31 maj 2020.
  • Për miratimin e listës së përfituesve nga Programi i Zhvillimit të objekteve të reja.
  • Për miratimin e listës së përfituesve nga Programi i Granteve të Rindërtimit.

Gjatë mbledhjes pati diskutime konstruktive në lidhje me çështjet e trajtuara, duke qartësuar vendimet dhe duke ruajtur transparencën.

/portali DurresLajm/

Video: 
Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit do të shembë me shpërthim të kontrolluar pallatin e VIP-ave në lagjen 11, bulevardi Dyrra

Nisin hetimet disiplinor për gjyqtaren e rrethit gjyqësor në Krujë, Ekelejda Hoxha.

Ministria e Shëndetësisë ka sqaruar rastin e 62-vjeçarit që humbi jetën sot tek Infektivi.

Ministria e Shëndetësisë raporton se gjatë 24 orëve të fundit kanë rezultuar pozitivë me koronavirur 21 persona, duke e çuar në 1161 numr

Ka ndërruar jetë në mënyrë të papritur studiuesi i njohur Agron Fico, një prej dijetarëve që ia kushtoi jetën trashëgimisë folklorike shq

Sipas MeteoAlb, gjatë paradites së kësaj të marte moti do të paraqitet me kthjellime në vend.

Lëkundje tërmeti në Shqipëri janë regjistruar mbrëmjen e sotme.

Vrasja me dy viktima në Mamurras mbrëmjen e së shtunës, rrezikon të prodhojë viktima të tjera.

Një pacient 88-vjeçar nga Tirana ka ndërruar jetë sot në spitalin Infektiv.

Pasditen e kësaj të hëne është firmosur nga qytetarët korçarë peticioni për rindërtimin e Teatrit Kombëtar.