Progres-raporti i KE, zë tjetër kundër në Bundestag: Për Shqipërinë vendimin e marrim në tetor

30/05/2019 - 19:38

Një tjetër mesazh kundër Shqipërisë ka ardhur sot nga Gjermania. Ka qenë deputeti Gunther Krichbaum, ai që ka thënë se partia që ai bën pjesë nuk do të votojë pozitivisht për Shqipërinë.

Kryetari i Komisionit Çështje të BE-së, Gunther Krichbaun që është nga radhët e CDU-së u shpreh sot për mediat vendase se do të jetë muaji tetor, kur ata do të marrin një vendim.

Ndërkohë në të njëjtën linjë është edhe deputeti i CSU-së, Makus Flober, njëherë anëtar i Parlamentit Europian. “Për momentin, as BE as ndonjë nga vendet e Ballkanit nuk janë të përgatitur për t’u bashkuar me BE”, shtoi ai.

Kujtojmë se dje në të njëjtën vijë ishte dhe zëvendëskryetari i grupit parlamentar CDU/CSU, Johann David Wadephul që theksoi se Shqipëria nuk ka përmbushur asnjë nga pesë kriteret për çeljen e negociatave, vendim që pritet të merret në tetor.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Janë përzgjedhur 4 kandidatë për kreun e Byrosë Kombëtare të Hetimit.

Miratohet lista e tretë me 1588 emra të rinj që do të përfitojnë subvencionimin e qirasë në Durrës.

Gjykata Kundër Krimit të Oranizuar ka vendosur sot sekuestro të pronave të Altin Hajrit, i shpallur në kërkim për vrasjen e Jan Prengës.

Ish-këshilltari bashkiak nga radhët e PD-së së Durrësit, Ivo Jorgoni ka reaguar pas deklaratës së kreut të qeverisë, Edi Rama se nëse do

“Kemi gati strukturat për përballimin e koronavirusit të ri, për karantinimin e personave të dyshuar, strukturat spitalore për trajti

Pas më shumë se 24 orësh që kishte ngecur pranë Sfinksit, deti ka nxjerrë mesditën e sotme në breg velierën “Tiara”.

Një lidhje jashtëmartesore që vazhdonte prej kohësh dhe problemet ekonomike të ardhura si pasojë, kanë qenë motivet e krimit makabër në D

Policia e Shtetit njoftoi të enjten disa nga masat e parashikuara për parandalimin e aksidenteve rrugore.