Projekt Buxheti Afatmesëm 2020-2022, bashkia Durrës publikon datat e Dëgjesave Publike

15/11/2019 - 18:05

Bashkia Durrës njofton se në datat 18-27 nëntor do të zhvillojë disa dëgjesa publike në kuadër të përgatitjes së Projekt Buxhetit Afatmesëm për vitet 2020-2022.

Dëgjesat janë edhe në kuadër të “Transparencës Publike” dhe gjatë tyre pritet të diskutohen me përfaqësues të komunitetit, biznesit, OJQ dhe Shoqëri Civile nëpër njësi administrative dhe brenda në qytet tё gjitha projektet, sherbimet dhe investimet e realizuara gjate vitit 2019 dhe buxheti afatmesem 2020-2022,

Dëgjesat Publike do të jenë të përqendruara në programet kryesore të zhvillimit të Bashkisë Durrës.

Dëgjesat nisin në datë 18 nëntor, ora 10.00-13.00, në kompleksin “Reon”, Manëz, ku do të jenë të pranishëm përfaqësues të komunitetit nga njësitë administrative Manëz, Ishëm dhe Sukth. Në fokus të diskutimeve do të jenë Paketa Fiskale; infrastruktura rrugore dhe transporti publik; investimet, strehimi dhe shërbimi social; arsimi parashkollor dhe parauniversitar, investimet në arsim dhe shërbimet publike.

Në datë 20 nëntor, ora 10.00-13.00 ndalesa e rradhës do të jetë në njësinë administrative Rrashbull, ku do të jenë të pranishëm përveç përfaqësuesve nga bashkia edhe banorë të Katundit të Ri dhe Rrashbullit.

Në datë 22 nëntor, parashikohet takim me përfaqësues të komunitetit të Nj/A Nr.1,2,3,4,5 dhe 6, OJF –ve dhe komisionet e Këshillit Bashkiak në ambientet e KB-së Durrës, ora 10.00-12.00 gjatë të cilit do të diskutohen Paketa Fiskale (Taksa e popullatës) dhe “Prezantimi i projekteve të Shërbimit Social per PBA 2019-2021”.

Në datë 25 nëntor, ora 10.00-12.00, do të diskutohen “Cështje të përgjithshme ekonomike dhe tregtare” dhe “Turizmi” me përfaqësues institucionesh, OJQ dhe shoqëri civile, qytetarë, përfaqësues nga komuniteti lokal, grupet keshillimore vendore dhe komisionet e Këshillit Bashkiak etj.

Ndërsa në datë 27 nëntor, ora 10.00-12.00, në sallën e Këshillit Bashkiak Durrës do të diskutohet me përfaqësues të komunitetit të Nj/A Nr.1,2,3,4,5 dhe 6, përfaqësues të biznesit të Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë, përfaqësues ekspert kontabël etj Paketa Fiskale, Infrastruktura rrugore & transporti publik / Investimet; Arsimi parashkollor dhe parauniversitar; Shërbimet publike Investimet ne arsim.

Në linkun e mëposhtëm gjeni edhe më të detajuar informacione të përgjithshme për dëgjesat publike: 

https://www.durres.gov.al/images/Kalendari_Degjesave_Publike_2020-2022.pdf

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Në 3 vjetorin e ndarjes nga jeta të bashkëshortit, Ekelejda Alizoti ka shprehur përmes një postimi të ndjerë dhimbjen për ndarjen e parak

Kjo javë do të fillojë me mot të kthjellët, por mesi i javës do të sjellë ulje temperaturash e reshje në shiu në vend.

Gjeneral Piacentini ishte komandanti i trupave italiane në Shqipëri në momentin e ndryshimit të kryeqytetit.

Presidenti Ilir Meta ka pritur sot në një takim një shkencëtare të re shqiptare, Arta Çikën, e cila ka fituar një çmim të rëndësishëm vit

Ministri për Rindërtimin, Arben Ahmetaj, thotë se nga konferenca e donatorëve që do të mbahet nesër në Bruksel, qeveria shqiptare pret që

Policia e Shtetit u ka shpërndarë mediave fotot e tre personave të kërkuar që janë dënuar me 25 vite burg për vrasje.

Një sasi tritoli dyshohet se i është vendosur makinës së administratorit të Vllaznisë Suad Lici.

Finalizohet operacioni policor "Trajektorja" nga 3 Drejtori policie për të kapur 27-vjeçarin Astrit Thaçin, autor i një sërë vjedhjesh e

Policia ka forcuar masat ndaj drejtuesve të mjeteve që shkelin rregullat e qarkullimit.

Sipas MeteoAlb, deri në orët e mesditës vendi ynë do të mbizotërohet nga kthjellimet.