Projektligji për median, tre anëtarët e AMA-s kundër qeverisë: Propozimet anashkalojnë direktivat e BE

18/11/2019 - 21:33

Tre anëtarët e këshillit të Autoritetit të Mediave Audiovizive kanë votuar kundër  kalimit në Kuvend të projektligjit “Për shërbimet e medias në Republikën e Shqipiërisë”.

Sipas një njofitmi për mediat, bëhet me dije se anëtarët Sami Neza, Suela Musta dhe Agron Gjekmarkaj, janë shprehur kundër duke argumentuar vendimin e tyre në lidhje me projekligjin që synojnë rrregullimin përmes institucioneve publike të medias së shkruar online.

“Propozimet e qeverisë anashkalojnë një nga parimet më të rëndësishme të medias së shkruar atë të vetrregullimit ndërkohë që aktet ndërkombëtare dhe veçmas direktiva e BE për mediat audiovizive inkurajon edhe vetë rregullatorët ti japin përparësi këtij parimi”, shkruhet në tej në deklaratë.

NJOFTIMI I PLOTË:

Tre anëtarët e këshillit të AMA, Sami Nezaj, Suela Musta dhe Agron Gjekmarkaj thanë sot se ishin kundër kalimit në Parlament të projekt ligjit “Për shërbimet e medias në Republikën e Shqipërisë”.

Këshilli i AMA shqyrtoi sot projekligjin e përgaditur nga qeveria dhe sipas procedurës u votua në bord në lidhje me kërkesën e Parlamentit për dhënie mendimi. Me tre vota kundër projektligjit nga pesë anëtarë, AMA jep përgjigje negative në lidhje me ndryshimet që janë bërë ligjit “Për mediat Audiovizive në Republikëne  Shqipërisë”, që synojnë rrregullimin përmes institucioneve publike të medias së shkruar online.

Projektligji ngarkon AMA dhe Këshillin e Ankesave në këtë institucion për implementimin e ndryshimeve të pritshme nëse projekligji miratohet në Parlament.

Tre anëtarët e AMA-s, paraqitën argumente që lidheshin me nevojën për forcimin e lirisë së mediave online, lirisë së mendimit dhe të drejtës për informim përmes rritjes së profesionalizmit, mbështetjes së mediave të reja, vetërregullimit të tyre, rritjes së edukimit për median, gjë që ndryshimet e parashikuara në ligj nuk e  realizojnë.

Propozimet e qeverisë ndrydhin lirinë dhe zhvillimin e medias informative online. Propozimet e qeverisë anashkalojnë një nga parimet më të rëndësishme të medias së shkruar atë të vetrregullimit ndërkohë që aktet ndërkombëtare dhe veçmas direktiva e BE për mediat audiovizive inkurajon edhe vetë rregullatorët ti japin përparësi këtij parimi.

Fatkeqësisht ndryshimet në ligj nuk janë mbështetur mbi këto praktika të vendeve të lira dhe demokratike duke i dhënë AMA, një institucioni të pavarur parlamentar ndër të tjera edhe kompetenca për vlerësimin e përmbajtjes editoriale të mediave.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu i ka bërë thirrje qytetarëve që të përdorin maskat në çdo ambient të mbyllur dhe kudo ku nuk

Një punonjës i Urdhrit të Farmacistëve të Shqipërisë ka rezultuar pozitiv me Covid-19.

Një grupim i quajtur “Guard Tower” apo “Kulla e rojes”, dyshohet se ka rekrutuar familjen Josifi nga Përmeti që çoi në vetëflijimin e Zha

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, ka inspektuar ambulancën e fshatit Zogaj në Shkodër, e cila është reh

OSHEE njofton se në disa zona të Durrësit do të ketë shkëputje të energjisë elektrike më 7 korrik në intervalin kohor 06:00-14:00, si pas

  • Kontrolle të shtuara nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës ndaj subjekteve që ushtrojnë aktivitetin në kundërshtim

Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije se 74 persona kanë rezultuar pozitivë me koronavirus në vendin tonë në 24 orët e fundit.

Dy persona kanë humbur jetën në Spitalin Infektiv gjatë 24 orëve të fundit.

Mjeku i njohur infeksionist Tritan Kalo vjen me një tjetër thirrje të fortë për qytetarët shqiptarë, teksa vendi ynë po përballet ende me

Konfirmohet rasti i parë i prekur me Covid-19 në Shijak.