Prokurorët letër Arta Markut: Të pajisemi sërish me armë!

15/04/2018 - 17:50

Dy vjet pas aplikimit të ligjit për çarmatosjen e një kategorie të caktuar zyrtarësh përfshi edhe prokurorët, këta të fundit kërkojnë sërish të pajisen me armë.

Në një analizë për vitin 2017 drejtuar kryeprokurorës Arta Marku, prokurorët e Sarandës e shohin ripajisjen me armë si një element të rëndësishëm për sigurinë e tyre fizike.

Në raport evidentohet se për efektivitetin e punës dhe ushtrimit të funksionit, duhet që përfaqësuesit e organit të akuzës të pajisen me armë dhe të merren masa për sigurinë e tyre.

"Nga analiza në tërësi e elementëve që u përmendën më lart, evidentojmë këto problematika duke propozuar marrjen në konsideratë për efektivitetin e punës dhe ushtrimit të funksionit:

Të merren masa për ripajisjen më armën të prokurorëve dhe sigurinë e tyre".

Prokuroria e Sarandës e sheh me shqetësim ndryshimin e hartës territoriale, ku përmendet rasti i njësisë administrative të Lukovës, mbi të cilën ata thonë se nuk kanë nën juridiksion hetimet.

"Ndryshimi i hartës territoriale, ku tashmë Njësia Administrative e Lukovës është pjesë e Bashkisë Himarë dhe mospërshtatja e legjislacionit të ri ka krijuar konfuzion për kompetencën tokësore pasi tashmë pjesë të ish-Rrethit të Sarandës janë brenda kësaj njësie administrative, madje dhe zona shumë pranë të qytetit të Sarandës, me orientim administrativ në Bashkinë Himarë. Në këto rrethana është vepruar mbi bazën e praktikës shumëvjeçare, deri më tani janë evituar problemet, për shkak të zotimit tonë profesional, por kjo situatë mbetet për t’u zgjidhur në interes të punës dhe komunitetit".

Veprat penale në fushën e narkotikëve janë përhapur ndjeshëm gjatë vitit 2017, thuhet në raport, ndërsa vjedhjet vijojnë të përbëjnë një aspekt shqetësues për territorin./ Oranews

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Studentët e Durrësit kanë paralajmëruar sërish protestë ditën e hënë më 17 dhjetor.

Dyndje e madhe qytetarësh për të psonisur në qendrën tregtare QTU, duke shkaktuar si kurrë më parë, trafik të jashtëzakonshëm në autostra

Studentët nuk heqin dorë nga protestat deri në plotësimin e 8 kërkesave të tyre.

Banorët e Shijakut, “Katër Rrugëve” dhe Xhafzotajt janë ngritur sot në protestë për infrastrukturën e rënduar të rrugës që lidh qytetin b

Një grup studentësh vijojnë të qëndrojnë para kryeministrisë, teksa këtë të diel protesta shënon ditën e 12-të.

Sipas MeteoAlb, pjesa e parë e ditës parashikohet të dominohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësira të dendura duke gjeneruar reshje

Gazetarja dhe moderatorja e njohur shqiptare, Eni Vasili ka intervistuar shumë figura të politikës, artit e kulturës gjatë karrierës së s

Nëse në Durrës bie shie, nuk është aspak "e çuditshme" që rrugët e qytetit përmbyten.

Ambasada amerikane në Tiranë ka bërë një njoftim shumë të rëndësishëm për të gjithë nxënësit e shkollës së mesme të cilët janë të interes