Komisioni i Pavarur i Kualifikimit konfirmon në detyrë prokurorin e Prokurorisë së Përgjithshme, Adnan Xholi.

Vendimi i shoqërua me duartrokitje, teksa i pranishëm në sallë ishte edhe vetë Xholi.

Seanca nisi me 5 minuta vonesë për shkak të problemeve me foninë në sallën e KPK-së.

Trupa gjykuese e vetingut drejtohej nga Brunilda Bekteshi, Valbona Sanxhaktari dhe Suela Zhegu.