Prokurori i dosjes “Tahiri” pranon kërcënimet: Unë i rezistova presionit dhe…

12/07/2019 - 14:35

Dritan Prençi, ka qenë prokurori i tretë i paraqitur sot para Këshillit të Lartë të Prokurorisë, në garë për t’u bërë pjesë e Strukturës së Posaçme Antikorrupsion. Gjatë pyetjeve të bëra në KLP, Prençi ka prezantuar me pak fjalë karrierën prej 9 vitesh në cilësinë e prokurorit në Tropojë dhe 5 vjetët si drejtues në Prokurorinë e Kukësit.

Prençi, aktualisht pjesë e Prokurorisë së Krimeve të Rënda, është vlerësuar për dënimet me burgime të përjetshme, të kërkuara për Jaho Muloosmanin, dhe për dy anëtarë të familjes Haklaj. “Përfaqësoj në gjykate aktualisht 2 çështje me zyrtarë të lartë në hetim, ish-ministrin e Brendshëm, ish-drejtorin e burgjeve akuzuar për korrupsion. Besoj se cilësitë e mia dhe eksperienca ime janë ato të duhura për të qenë pjesë e SPAK. Aktualisht kam mbi 40 çështje nën hetim me më shume se 5 gjyqe në ditë”, citohet të jetë shprehur Prençi gjatë prezantimit të tij.

Disa nga pyetjet me të cilat ai është përballur kanë të bëjnë me konfirmimin në detyrë nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit (KPK), si dhe me kërcënimet e mundshme që ka marrë gjatë ushtrimit të detyrës.

Pyetje: Keni patur një kërcënim real?

Prençi: Po, ka patur për shkak të akuzës që ngrita ndaj tij. Unë i rezistova presionit dhe aktualisht përfaqësoj në gjykatë rastin e tij. Nuk do të luhatem në vendimarrjen time për deri sa veproj konform ligjit.

Çfarë vështirësish mund të hasë SPAK në hapat e saj të parë?

Prençi: Ndoshta mungesa e BKH, duhen ngritur sa më shprejt strukturat për hetim në mbeshtetje të punës së prokurorëve

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Ministrat e Jashtëm të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian nuk kanë mundur të bien dakort për hapjen e negociatave të Shqipërisë dhe Ma

Hetuesit në Durrës duket se janë afër zbardhjes së atentatit ndaj vlonjatit Edison Harizajt dhe shokut të tij në afërsi të Plepave.

Gjesti fyes i ambasadorit të OSBE-së në Tiranë, Bernd Borchard, është përcjellë me vëmendje edhe nga Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë.

Shtyhet seanca në ngarkim të Arbër Çekajt dhe dy të arrestuarve të tjerë për sasinë prej 613 kg kokainë që u kap në Durrës.

Inspektoriati i Mbrojtjes së Territorit Durrës ka ndërhyrë në fillim javë për të shembur betonimet e paligjshme që kishin ngushtuar kanal

Që nga fillimi i këtij viti portin e Durrësit e kanë vizituar 420 jahte, me flamurë nga të pesë kontinentet.

Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Agim Ismaili nga Komisioni i Sigurisë bëri një deklaratë të fortë duke pohuar se nga burgu janë poros

Një “Benz” i braktisur në autostradën Durrës-Tiranë, i vjedhur më herët gjatë shtatorit, ka marrë flakë dhe është djegur plotësisht.