Prokurori italian tregon bisedën e Alvinit në telefon me të atin: Mami vishet si ninxha

08/11/2019 - 10:47

“Të thashë se do ktheheshe në shtëpi. Je bërë i madh, je një burrë i vogël tani”. Alvin është pak konfuz por buzëqesh. Babai Afrim Berisha shpërthen në lot, pranë tij motrat më të mëdha.

Ora është 6:40, Fiumicino, aeroport: misioni është kryer me të vërtetë me sukses. Alvin, 11 vjeç, fëmija që nëna e tij donte ta transformonte në një luftëtar të vogël për xhihadin, ka zbritur në tokën italiane, ai është në shtëpi, shkruan sot La Repubblica.

Pas pak orësh Alvin do të kthehet në Barzago, në Lecco ku ai lindi dhe ku jetoi me babanë, motrat dhe nënën e tij, Valbonën- që më vonë u bë luftëtare e ISIS- e cili e kishte rrëmbyer, e hipi në një avion dhe e hodhi në ferrin e aksioneve të luftës së ISIS. Alvinit iu desh t’i thoshte lamtumirë shkollës, të ndryshonte emrin e tij, tani ishte Jusuf, të harronte italishten, e të fliste vetëm arabisht.

Mban veshur një xhup dhe kapelën e Kryqit të Kuq, ai tani është përsëri në jetën e tij: duke e mbajtur për dore deri sa të përqafonte familjen e tij – nën mjegullën dhe shiun e Fiumicinos në agim- është policia italiane dhe zyrtarët e SCIP,

Shërbimi i Bashkëpunimit Ndërkombëtar i cili përfundoi operacionin së bashku me autoritetet shqiptare, me mbështetjen e qeverisë italiane dhe bashkëpunimin e skuadrës Ros të Milanos, agjentët e 007 të deleguar nga Prokuroria e Milanos.

“Ashtë një histori shumë e bukur”, thotë Alberto Nobili, zëvendësprokurori kundër terrorizmit i Zyrës së Prokurorisë së Milanos. “Në 40 vjet është hera e parë që zhvilloj një konferencë për shtyp dhe shoh vetëm buzëqeshje dhe fytyra të lumtura”, deklaron gjenerali Giuseppe Spina, i Shërbimit (ndërhyrjeve) të bashkëpunimit ndërkombëtar.

Dhe Francesco Roça, presidenti i lëvizjeve ndërkombëtare të Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe thotë: “Alvin është emri i një shprese, nga sot në botë. Kemi treguar se ne si operatorë humanitarë mund të veprojmë, të bëjmë shumë, por jo të vetëm: vetëm nëse ekzistojnë vullnetet e qeverive që bashkohen. Si në këtë rast. Dhe jam i sigurt se kjo do të sjellë fryte të mira. Që sot na kanë thirrur Kryqe të Kuq të tjerë nga bota, nga Maldivet, nga Holanda, nga vendet e tjera. Nëse shtetet lëvizin, fëmijët e tjerë mund të largohen nga lufta”.

Gjenerali i karabinierëve Giuseppe Spina, drejtor i SCIP, në nisjen e konferencës për shtyp në Terminalin 5 në aeroportin e Fiumicinos raportoi se nëna e Alvin, Valbona Berisha, ka vdekur  “me shumë mundësi” në muajin korrik në territorin sirian gjatë luftimeve. Gruaja ishte radikalizuar, duke u regjistruar në Kalifat dhe duke marrë fëmijën nga Italia pesë vjet më parë.

Në lidhje me operacionin kompleks që e ktheu Alvinin përsëri në shtëpi, zëvendësprokurori Nobili theksoi: “Është rasti i parë në Evropë, i një fëmije të vetëm që nga fushëbetejat e  luftës, kthehet tek të dashurit e tij, në shtëpinë e tij. Një punë e jashtëzakonshme ekipi: kultivojmë krenarinë italiane, kur duam jemi të aftë për shumë.

Nga përgjimet më kujtohet kjo thirrje e dëshpëruar e Alvinit, i cili i tha babait të tij: ‘këtu nuk më lënë të shkoj në shkollë, mamaja vishet si një ninxha’, sikur të thoshte ‘ti e di babi unë përfundova në një botë surrealiste’. Kjo është arsyeja pse sot hapet një faqe e re, ka shumë fëmijë për të shpëtuar atje”.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Kjo javë do të nise e kthjellët dhe me rritje të temperaturave.

Kryetari i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj në “E Diela Shqiptare” ka treguar një mirënjohje të madhe për mjekun Grei Malo, Koordinator i Qe

Prokurori i Krimeve të Rënda, Përparim Kulluri ngeli në filtrat e vetingut për shkak të kontakteve me një të dënuar për trafik narkotikës

Sizmologu Llambro Duni qetëson shqiptarët që ende vijojnë të dridhen dhe janë të frikësuar nga lëkundjet e vazhdueshme të tërmetit që pas

Ndahet nga jeta në moshën 66-vjeçare prokurori pranë gjykatës së shkallës së Parë në Tiranë, Apostol Prifti.

Drejtuesi qendror i zyrës Operacionale për Menaxhimin e Fatkeqësisë Natyrore, ministri Fuqiplotë Bledi Çuçi takoi në Durrës vullnetarët q

Një ndërtesë dy katëshe e amortizuar pranë banesës, do të detyrojë dy familje në lagjen nr.3 të Durrësit të largohen nga shtëpitë e tyre

Policia Rrugore vijon kontrollet edhe gjatë natës për të evidentuar shkelësit dhe rritur sigurinë në rrugë.

Këtë të diel, pjesa e parë e ditës do të jetë me kthjellime dhe vranësira të pakta, situatë e cila do të vijojë edhe gjatë mesditës dhe p

Kur po bëhen 3 javë nga goditja e fortë e 26 nëntorit, toka sërish nuk gjen qetësi në Durrës.