Sektori i Dekriminalizimit në Prokurorinë e Përgjithshme nis verifikimin për gjurmët e gishtave të kreut të Bashkisë së Mallakastrës, Qerim Ismailajt.

Organi i akuzës mësohet se i ka drejtuar një kërkesë kryebashkiakut, ndërsa gjurmët e gishtave fillimisht do ti merren nga ADISA.

Pak ditë më parë, Partia Demokratike denoncoi kryebashkiakun socialist se ka fshehur një dënim me tre vjet burg në Greqi nga formulari i vetëdeklarimit të pastërtisë së figurës, gjë që e skualifikon automatikisht nga mbajtja e këtij posti.