Prokuroria jep detaje për arrestimet në Durrës, 4 akuza për veprat penale të konsumuara

14/12/2019 - 15:37

Prokuroria e Durrësit ka reaguar pas arrestimeve të kryera gjatë ditës së sotme lidhur me tërmetin e 26 nëntorit. Sipas prokurorisë nga veprimet e para hetimore, dyshohet se dëmtimet e këtyre godinave dhe pasojat në jetët e njerëzve  kanë ardhur edhe si shkak i kryerjes së ndërtimeve pa respektuar rregullat, normat dhe standardet në fushën e ndërtimit.

Gjithashtu në  reagimin e Prokurorisë thuhet se ka dyshime se këto pasoja, kanë ardhur edhe si shkak i kryerjes apo moskryerjes së detyrës nga inxhinierët projektues, zbatues, mbikëqyrës dhe kolaudator të këtyre ndërtimeve, si dhe nga veprimet e kryera në kundërshtim me ligjin nga nëpunësit shtetërorë dhe publik të ngarkuar me kontrollin dhe mbikqyrjen e këtyre ndërtimeve.

Sipas Prokurorisë, lidhur me hetimet  e kryera deri tani ka rezultuar se ndaj 18 personave të ndaluar ekzistojnë dyshime të bazuara në prova se kanë konsumuar veprat penale  të “Vrasjes me dashje”, “Vrasjes në rrethana të tjera cilësuese”, “Shpërdorimit të detyrës”, “Falsifikimit të dokumenteve”.

Reagimi i Prokurorisë së Durrësit:

Në mëngjesin e datës 29.11.2019 Prokuroria pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, ka regjistruar kryesisht procedimin penal Nr.2466, viti 2019, i cili  fillimisht bën fjalë për veprat penale “Ndërtimi pa leje” dhe “Shpërdorimi i detyrës” te parashikuara nga nenet  199/a/3 dhe 248 i Kodit Penal.

Më konkretisht, në datë 26.11.2019, ora 03:54, në Durrës dhe rrethinat e tij, ka rënë një tërmet me magnitudë 6.4 ballë të shkallës Rihter, i cili ka zgjatur rreth 30 sekonda. Si pasojë e këtij tërmeti janë dëmtuar një numër i konsiderueshëm banesash dhe objektesh të tjera, si dhe kanë gjetur vdekjen 23 persona në zonën e Durrësit.

Nga veprimet e para  hetimore të kryera, dyshohet se dëmtimet e këtyre godinave (objekteve) dhe pasojat në jetët e njerëzve  kanë ardhur edhe si shkak i kryerjes së ndërtimeve pa respektuar rregullat, normat dhe standardet në fushën e ndërtimit.

Po kështu ka dyshime se këto pasoja, kanë ardhur edhe si shkak i kryerjes apo moskryerjes së detyrës nga inxhinierët projektues, zbatues, mbikëqyrës dhe kolaudator të këtyre ndërtimeve, si dhe nga veprimet e kryera në kundërshtim me ligjin nga nëpunësit shtetërorë dhe publik të ngarkuar me kontrollin dhe mbikëqyrjen e këtyre ndërtimeve.

Nga hetimet e kryera deri në këtë faze hetimore ka rezultuar se ndaj 18 personave të  urdhëruar për tu ndaluar ekzistojnë dyshime të bazuara në prova se kanë konsumuar veprat penale  të“Vrasjes me dashje”, “Vrasjes në rrethana të tjera cilësuese”, “Shpërdorimit të detyrës”, “Falsifikimit të dokumenteve”,etj,  të parashikuara nga nenet 76,79/dh,248,186/3 të Kodit Penal.

a)Nga ana e ndërtuesve  formal dhe informal të këtyre objekteve ndërtimi, ka rezultuar se në kundërshtim me rregullat dhe normat në fushën e ndërtimit dhe konkretisht ku për shkak  të dëmtimit në strukturën e objekteve, ka sjell si pasojë vdekjen e disa personave të ndarë sipas objekteve përkatëse. Për këto veprime dyshohet se këta persona  kanë  kryer elementët e veprës penale“Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”, parashikuar nga neni  79 germa “dh” të Kodit Penal.

b) Nga ana e funksionarëve publikë në zyrat e ALUIZNI-t, IMT, Shtëpisë së Pushimit, janë kryer veprime në kundërshtim me ligjet përkatëse të fushës që ata mbulojnë duke sjellë për rrjedhojë kryerjen e veprimeve në kundërshtim me ligjin nr.9482 date 03.04.2016 i ndryshuar “Për legalizimin, urbanizimin dhe integrimin e ndërtimeve pa leje”, per  regjistrimin e objekteve pa i plotësuar kushtet tekniko ligjore të tij, duke sjellë pasoja në jetët e njerëzve.

c) Nga ana e subjekteve projektues, mbikëqyrës punimesh, kolaudues tek ndërtimet me leje janë kryer veprime në kundërshtim me ligjin dhe aktet nënligjore në fushën e ndërtimit por një pjesë prej tyre nuk jetojnë dhe është e pamundur ligjërisht për të  kryer hetime ndaj tyre.

Nga ana e organit të prokurorisë po i kushtohet një kujdes i  vazhdueshëm ndjekjes së hetimeve lidhur edhe me objektet e dëmtuara në të cilat kanë ardhur pasoja të lehta  për shëndetin e qytetarëve, si dhe në objektet në të cilat janë shkaktuar dëmtime të rënda materiale. Siç jeni në dijeni drejtpërdrejtë nga tërmeti janë shkaktuar 23 viktima, kanë ndodhur  dëmtime të rënda të objekteve dhe banesave të një numri të madh qytetarësh dhe nga ana e Organit të Procedimit është ndërhyrë  që krahas sigurisë publike për shëndetin e njerëzve të sigurohen edhe provat e nevojshme në vijim të hetimeve që lidhen me  provat materiale të elasticitetit të materialeve të hekurit të përdorur, forcës se betonarmeve, si dhe cilësisë së materialeve të tjera të ndërtimit.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Ministri i Jashtëm i Ukrainës Vadym Prystaiko, ka raportuar se Ukraina planifikon të hapë Ambasadën e Ukrainës në Shqipëri në vitin 2020.

Zbardhet vjedhja nën kërcënimin e armës së xhiros ditore të një lokali në Krujë dy ditë më parë. 

Sot shënohen 9 vite nga ngjarja tragjike e 21 Janarit, kur katër persona mbetën të vrarë në bulevard gjatë një proteste.

Moti i qëndrueshëm dhe me diell do të shoqërojë ditën e sotme territorin shqiptar, ku në zonat malore do të ketë vranësira të herë pas he

Një pacient shqiptar qëndroi jo më shumë se 5.5 ditë i shtruar në spital, thuajse gjysma e ditëve të qëndrimit të të sëmurëve në vendet e

Me ndërhyrjen amerikane u arrit marrëveshja për vendosjen e një linje ajrore mes Beogradit dhe Prishtinës.

Nga një zonë në tjetrën, në Durrës dëmet e tërmetit të 26 nëntorit janë të pranishme ngado.

Gjykata e Fierit liroi sot nga burgu një tjetër person të rrezikshëm, pjesëtar të të ashtuquajturës “Banda e Durrësit”. Bëhet fjalë për s

Gjyqtari Piro Sota i gjykatës së Fierit ka liruar nga burgu një tjetër person të rrezikshëm, shtetasin Sardian Sulejmani pjesëtar të "Ban