Portali "DurrësLajm" kërkon të punësojë një gazetar/e për web, të interesuarit të dërgojnë CV-në në adresën e email: [email protected]

Prokuroria kërkoi 21 vite burg për autorin e vrasjes së teknikut të kondicionerëve, prindërit: Duam dënim maksimal

25/02/2021 - 14:27

Një ditë pasi Prokuroria e Tiranës dha pretencën për Griseldo Kusin, autorin e vrasjes duke kërkuar 21 vjet burgim, prindërit e Indrit Çelaj, teknikut të kondicionerëve që u vra më 22 gusht 2019 kanë kërkuar dënim maksimal.

Ata deklarojnë se nuk janë thirrur nga policia e prokuroria dhe s'e nuk kanë besim tek shteti dhe drejtësia.

"Autori s'mund të marrë 21 vite burg. Duam dënim maksimal. Krimin kanë dashur ta fshehin. Nuk na kanë thirrur policia e prokuroria. E kundërshtuam gjykimin e shkurtuar. Të jepet vendim i drejte ose nuk e pranojmë. S’kemi besim te shteti dhe drejtësia. Deri në Hagë do ta ndjekim çështjen", kanë deklaruar ata.

26-vjeçari Indrit Çelaj u vra me armë zjarri mesditën e 22 gushtit 2019 në banesën e vëllezërve Kusi në rrugën "Myslim Shyri" në kryeqytet, pas debatit për vrimën ku do të shkarkohej kondicioneri.

Griseldo Kusi u dorëzua në polici më 12 nëntor 2019. Një muaj më vonë u dorëzua edhe vëllai i tij Albano Kusi, i cili u lirua në prill të 2020 pasi Gjykata e Apelit Tiranë, vendosi të zbusë masën e sigurisë ndaj tij duke vendosur "arrest shtëpie".

Griseldo Kusi përfiton ulje të një të tretës së dënimit, për shkak të gjykimit të shkurtuar.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Sipas MeteoAlb vendi sot do të vijojë të jetë në ndikimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike, të cilat do të sjellin kthjellime në pje

Qendra për Zhvillimin e Shoqërisë Civile Durrës (CSDC) pjesë e Rrjetit POP (Përballja e Ofertave Politike), në kuadër të Zgjedhjeve Parla

Mjeku psikiatër i spitalit të Krujës, Përparim Pengili, ka ndërruar jetë sot nga COVID-19 në moshën 72-vjeçare.

Sekuestrohen rreth 143 kilogramë lëndë e dyshuar narkotike kokainë dhe arrestohen në flagrancë 2 administratorët e kompanisë pritëse të n

Ministria e Shëndetësisë njofton se në 24 orët e fundit, kanë humbur jetën 6 persona nga COVID-19, ndërsa janë raportuar 360 raste të rej

Krimi horror që tronditi opinionin publik paraditen e sotme, ku një grua në Kavajë u gjet e djegur në makinë, ndërsa bashkëshorti i saj i

Administratori i "Masabi Fruits", Erjon Peti ka folur ekskluzivisht për konteinerin me 200 kg kokainë që është kapur në portin e Durrësit

Unioni Europian i Kontrollorëve të trafikut Ajror ka reaguar sërish sot në një deklaratë për media pas vendimit të Gjykatës së Tiranës, q

Unioni i Gazetarëve Shqiptarë shkruan një mesazh ngushëllimi për ndarjen nga jeta të gazetares shkodrane Anila Dushi, e cila mëngjesin e

Mësohen detaje të reja nga ngjarja e rëndë që ndodhi në fshatin Manskuri të Kavajës, ku policia njoftoi se një grua është gjetur e djegur