Prokuroria zbulon në Whatsapp-in e biznesmenit SMS me gruan e Saimir Tahirit

Postuar: 12/12/2017 - 11:24

Gjykata e Krimeve të Rënda ka bllokuar pasaportën e ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, në vijim të hetimeve për dosjen "Sota", duke i ndaluar atij daljen jashtë vendit për një periudhë të pacaktuar.

Gjykata mori këtë vendim pas kërkesës së Prokurorisë, e cila u dorëzua mëngjesin e kësaj të marte, pasi në telefonin e Orest Sotës u rikuperuan nga aplikacioni What'sApp disa SMS me bashkëshorten e ish-ministrit për ndërhyrje në tenderët e Ministrisë së Brendshme. Sota u arrestua nga policia në Elbasan më 1 nëntor, ndërsa në automjet iu gjetën 863 mijë euro si dhe dy patenta për mjete lundrimi në emër të ish-ministrit Saimir Tahiri, shkruan "Shqiptarja.com".

Sota SMS gruas së Tahirit për ndërhyrje në tenderë

Gjykata e Krimeve të Rënda ka pranuar kërkesën e Prokurorisë për caktimin e masës të sigurisë ndaj Saimir Tahirit. Gjykata urdhëron që Sajmir tahiri të paraqitet çdo javë pranë prokurorisë së krimeve të rënda. Ndaj Saimir Tahirit është vendosur detyrimi për t'u paraqitur pranë Prokurorisë. Shkaku i kësaj kërkese janë bërë disa mesazhe në aplikacione What'sApp që janë gjetur në celularin e Orest Sotës.

Në këto mesazhe, Orest Sota bisedon me gruan e Saimir Tahirit ku të dy flasin për ndërhyrje në tenderat e Ministrisë së Brendshme. Nisur nga këto kushte, Prokuroria e Krimeve të Rënda dyshon se kemi të bëjmë me afera korruptive të ish-ministrit dhe familjarëve të tij.

Vendimi i Gjykatës i shpërndahet pikave kufitare

Ky vendim i Gjykatës së Krimeve të Rënda i është shpërndarë policisë në pikat e kalimit kufitar. Krahas pasaportës, Tahirit i është bllokuar edhe karta e identitetit, duke bërë të pamundur edhe udhëtimin e tij drejt vendeve fqinje si Maqedoni, Mali i Zi apo dhe Kosovë. Pak ditë më parë, ish-ministri Tahiri udhëtoi në drejtim të Gjermanisë ku tha se vizitoi babanë e tij i cili kurohet në një prej klinikave të specializuara atje për një sëmundje të rëndë. Vizita e Tahirit shkaktoi mjaft polemika.

Gjithashtu, Tahiri është në hetim nga Prokuroria edhe për akuzat si i implikuar në trafikun ndërkombëtar të drogës i kryesuar nga Habilajt. 

Firma e Sotës rikonstruktoi komisariatin nr.6 në Tiranë

Firma e Orest Sotës “Eco Construction & Partners” shpk, e cila është themeluar në vitin 2015 në Tiranë, ka rikonstruktuar Komisariatin Nr. 6 të Policisë në Tiranë me vlerë 219 mln lekë të reja si n/ kontraktor. Tenderin për rikonstruksionin e komisariatit nr 6 e ka fituar firma “Fusha” ndërsa firma fituese ka kontraktuar “Eco Construction & Partners” shpk për rikonstruksionin.

Orest Sota u arrestua në Elbasan, pasi iu sekuestruan 800 mijë euro dhe tre patenta, dy në emër të Saimir Tahirit dhe një në emrin e gruas së tij. /Shqiptarja.com/

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Gjyqtari i Gjykatës së Lartë, Artan Zeneli është shkarkuar nga organet e Vettingut.

Një tjetër prokurore ka kaluar me sukses në sitën e Vettingut.

Prokurori i rrethit gjyqësor Tiranë, Arben Nela, njëherazi kandidat për Këshillin ë Lartë të Prokurorisë, do të përballet këtë të mërkurë

Pasagjerët e një avioni të nisur nga Tirana me destinacion Milanon, kanë përjetuar momente ankthi dhe paniku.

Vetëm pak ditë pasi shorti elektronik i gjykatës së Apelit Tiranë, përzgjodhi Shkëlqim Mustafa si gjyqtarin për të gjykuar kërkesën e ape

Kthjellimet dhe vranësirat kalimtare dominojnë motin gjatë pjesës së parë të ditës.

Nga koha kur iu rikthye sistemit të drejtësisë, deri sa doli para Vettingut, Artan Zeneli, gjyqtar i Gjykatës së Lartë, ka shtuar gati dy

Nuk kthehet në detyrë gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese, Fatos Lulo!

   Një rrebesh shiu ka goditur Gjirin e Lalzit në mesditë, duke detyruar pushuesit të rrëmbejnë rrobat e të largohen me nxitim nga plazhi

   IGJEUM (Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit) ka korrigjuar vetveten përsa I përket tërmetit të regjistruar ditën e